Pezullimi i zv kryeministres Balluku, Rama: Kushtetuesja nuk mori vendim, ne do ta vazhdojmë këtë betejë

Shumica qeverisëse do ta vijojë betejën për atë që kryeministri e quajti tentativë “për të marrë peng qeverinë”. Në episodin e radhës në podkastin e tij Rama tha se Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim për pezullimin e zv. Kryeministres Balluku, duke e cilësuar atë si “Mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese”.
“Gjykata Kushtetuese, nuk e ka gjetur dot forcën për të mos e lejuar rimarrjen peng të qeverisë së Shqipërisë me një mjet të paparë dhe të padëgjuar në botën demokratike, siç është pezullimi i një anëtari qeverie nga një prokuror dhe një gjykatës në një seancë paraprake, pra pa filluar akoma gjyqi.
Kështu, Shqipëria bëhet për herë të dytë, në dy muaj, shembulli i parë i një budallallëku botëror sepse Gjykata Kushtetuese u mbyt me lugën e ujit të turbullt të tyre që Servantes në librin e tij të famshëm Don Kishoti i Mançës i quan arsyet e Mosarsyes.
Por fakti është që mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese e kthen në fuqi pezullimin e ministres, e cila, që të jemi shumë të qartë, pavarësisht se qartësia është një luks dhe një luks i rrallë që mund ta kërkosh, por vështirë ta gjesh në turbullirën e 700 tenxhereve politike e mediatike, nuk akuzohet për korrupsion, as nga vetë prokurori që shpiku pezullimin e anëtarit të qeverisë me vendim të një seance të mbyllur të përgatitjes së një gjyqi.
Sidoqoftë, zhbërja e kësaj shpikjeje 100% “Made in Albania” e drejtësisë së re dhe e drejtësisë ende të papjekur shqiptare, e cila nuk ka lidhje me rastin dhe çështjen konkrete po me një parim të panegociueshëm të demokracisë mbetet një domosdoshmëri për të rigarantuar pavarësinë ekzekutive të parlamentit nga pushteti gjyqësor.
Kështu që, ne do ta vazhdojmë këtë betejë, ku na thirri me pahir çartja antidemokratike e pezullimit të një anëtari qeverie dhe ku fatkeqësisht na mban akoma sot pafuqia e Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim sa të thjeshtë, - është vendim shumë i thjeshtë se mjafton të marrësh shembull çdo vend të botës që do apo të gjithë vendet e botës bashkë dhe nuk do të gjesh dot një gjë të ngjashme, - por një vendim po aq dhe të nevojshëm për të mos e lënë Shqipërinë vendin e vetëm në planet, ku sot aktualisht me këtë brutalitet të rilegjitimuar nga kjo mosvendimmarrje vetë Presidenti i Republikës mund të pezullohet nga i pari prokuror që gdhihet me këtë ide në kokë.
Në ndërkohë, kam dhe diçka tjetër.
Kujtdo që ka vënë buzën në gaz apo ka nxjerrë gjuhën jashtë pas mosvendimit të Kushtetueses dhe e bën hosana dhe fërkon duart me kuturisjet e modës së re të arresteve pa gjyq, të cilat arritën një kulm të ri këtë javë me 30 e kusur fletë-arresti të prera nga një prokuror në Durrës, i cili në fakt nuk paraburgosi vetëm veten e vet, - se të gjitha çfarë kishte rreth e rrotull për një çështje që nuk përmbush asnjë kusht, zero, hiç nga ato që Këshilli i Europës dhe drejtësia demokratike përcakton si kushte të domosdoshme për arrestin, - i futi në një thes, - u them një gjë, - kush beson se përpjekja e natyrshme për shtetin ligjor e të gjithëve bashkë, e jona, qeveri, parlament, drejtësi, me të gjitha të përpjetat dhe të tatëpjetat e saj, arritjet dhe lajthitjet e drejtësisë së re, do të prodhojë ndonjëherë kosto për këtë shumicë qeverisëse, të cilat do ta kthejnë në punë mullirin e prishur të opozitave, gabon ditë dhe natë sepse nuk kupton atë që e kupton shumë qartë populli shqiptar, njeriu i zakonshëm i Shqipërisë. Lufta për drejtësi, për shtet ligjor demokratik, për Shqipërinë europiane në Bashkimin Europian, ka vetëm një garant, ende sot për sot, mua dhe këtë shumicë qeverisëse.
Kaq e thjeshtë është!”, tha kryeministri Rama.
Në errësirë, Kosova ka humbur rrugën drejt energjisë së ripërtëritshme
Gjashtëqind mijë tonë. Kaq qymyr nxjerr përafërsisht Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) në muaj. Por, kjo sasi e nxjerrë e e përpunuar dhe transformuar në......
Gjermania kërkon që të ruhet e drejta për pagesat me para në dorë
Në Gjermani, pagesat me para në dorë janë ende të mundshme, por jo aq sa ishin më parë. Në një anketë të kryer në tetor 2025 midis 1,000 personave......
A do ta qeverisë demokracia kapitalizmin - apo do të konsumohet prej tij?
Pas lobimit agresiv nga administrata Trump, më shumë se 145 vende ranë dakord t'u japin shumëkombësheve të mëdha amerikane përjashtime nga rregullat globale......
Ligji i ri në Kroaci, lehtësi për punonjësit e huaj/ Ndryshime për zgjatjen e lejeve të qëndrimit, garanci në paga
Kroacia ka bërë një sërë ndryshimesh ligjore për të ofruar më shumë garanci për punonjësit e huaj. Ndryshimet synojnë lehtësimin e procedurave......
Detyrimi për regjistrim në Regjistrin e Pronarëve Përfitues/ Cilat subjekte përfshihen dhe cilat përjashtohen?
Regjistrimi në Regjistrin e Pronarëve Përfitues është një detyrim ligjor që prek shumicën e subjekteve juridike që operojnë në Shqipëri dhe që janë të......
Cilët punonjës të huaj janë më të qendrueshëm? “Filipinasit, më pak aventurierë. Të tjerët e përdorin Shqipërinë si tranzit”
Teksa gjithmonë e më shumë në vend del në pah nevoja për punonjës të huaj, një pikëpyetje që ngrihet është edhe qëndrueshmëria e tyre. A vijnë në Shqipëri......
Mbi 5 mijë subjekte deklarojnë pronarët përfitues/ 27 % më shumë se një vit më parë, rritet transparenca
Viti 2025 ka shënuar një rritje të ndjeshme të ndërgjegjësimit dhe respektimit të detyrimeve ligjore nga bizneset në lidhje me deklarimin e pronarëve......
Zonat prioritare malore të zhvillimit/ Nga Kruja në Maliq e Vorë, hapen territore të reja investimi
Qeveria shqiptare ka marrë një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe turistik të zonave malore në vend me miratimin e zonave prioritare për......


