Pezullimi i ministrave nga gjykatat, PS prezanton ndryshimet ligjore Rama: Nuk cënohet gjyqësori. Balluku ka dhënë tre herë dorëheqjen

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi këtë të hënë grupin parlamentar, ku u propozuan ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale, pas pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres dhe njëherazi ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se kjo është e papranueshme, ndërsa shtoi se pushteti gjyqësor nuk preket nga këto ndryshime të propozuara.
“Vijmë te mosvendimi. Çfarë bën? Bën që çdonjëra nga ato figura që u përmendën në relacion të jetë vulnerabël ndaj pezullimit. Nga ana tjetër kufiri ndarës mes pushteteve të jetë si ato gardhet me një vrimë ku hyjnë e dalin qentë e minjtë. Këtë bën kjo. Këtë nuk mund ta lejojmë. Nuk ka lidhje fare, me asnjë cënim të të drejtave që i jep pushtetit gjyqësor pavarësia që i kemi dhënë ne me vullnetin tonë të lirë dhe të pa diskutueshëm pas 100 vjetësh dhe që patjetër vazhdojmë ta garantojmë ne deri kur të bëhet një pavarësi e pakthyeshme nga askush. Vendosja e këtij kufiri është shumë e rëndësishme për të përcaktuar edhe një ndarje tjetër që e vërej me keqardhje, nuk ekziston në mendjen e shumëkujt. Pse pushteti gjyqësor është i pavarur në Shqipëri? Kushtetuta thotë ka tre pushtete të pavarura, përveç gjyqësorit është edhe legjislativi edhe ekzekutivi. Për çfarë jemi të pavarur ne në raport me gjyqësorin? Dhe ku gjyqësori nuk duhet ta imagjinojë se nuk duhet të hyjë në territorin tonë. Kur them tonë kam parasysh pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv. Ne jemi të pavarur në të drejtën për të marrë vendime. Vendimet tona janë sovrane dhe nuk ka prokuror e gjykatës ti vendosë në diskutime kot për sa kohë janë vendime që nuk burojnë nga qëllime të pashpallura”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se Balluku i ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, por ai nuk e ka pranuar.
“Dhe që të jemi të qartë bashkë, Belinda Balluku ma ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen. I kam në dosje atje. 3 herë! Një herë, kur iu ngrit akuza, herën e dytë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë kur Gjykata Kushtetuese nuk mori vendim. Dhe të trija herët, jam unë që e kam refuzuar dorëheqjen, sepse dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vet dhe është futur në territorin e pavarësisë së pushtetit ekzekutiv nuk ka. Jam falënderues për faktin që nuk ka persistuar, por ka vazhduar ta marrë gjithë atë baltë në fytyrë sepse unë nuk e pranoj dorëheqjen deri kur të përcaktohen kushtet dhe këtë se përcakton as prokurori, as gjykatësi i seancës paraprake dhe as media, sepse kështu do i hapnim rrugë një historie që pengon kapacitetet e pushtetit ekzekutiv," shtoi Rama në fjalën e tij.
Të hënën e 23 shkurtit, Këshilli I Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet sërish për të marrë një vendim mbi rastin e Ballukut.
Tregtia e BE vijon të tkurret - Si rrjedhojë e tarifave amerikane dhe konkurrencës kineze
Suficiti tregtar i BE-së vazhdoi të tkurrej, ndërsa tarifat ndikuan mbi eksportet drejt SHBA-së dhe rritja e importeve kineze mbingarkoi prodhimin vendas,......
A po transformohen bizneset shqiptare? - Traditë tregtie drejt hapësirës për teknologji
Struktura e bizneseve të reja tregon shumë për modelin ekonomik të një vendi. Në rastin e Shqipërisë, të dhënat e vitit 2025 dhe fillimit të 2026 flasin për......
A përputhen çmimet e listimit me ato të shitjes në Tiranë? Pronat shiten mesatarisht 7% nën çmimin e kërkuar, me diferenca sipas ndërtimit
Në vitin 2026, tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë paraqet një diferencë të dukshme mes çmimit të shpallur në listim dhe çmimit përfundimtar të......
Mungesa e çipave rrit çmimet e telefonave inteligjentë - Analiza, teknologjia do të bëhet më e shtrenjtë këtë vit
Përfitimet e inteligjencës artificiale (IA) mund të kenë një kosto të lartë për konsumatorët. Kërkesa në rritje për çipa memorieje po rrit çmimin e......
Partia Socialiste prezanton ndryshimet ligjore që frenojnë GJKKO të pezullojë ministrat
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka prezantuar ndryshimet e propozuara ligjore, përmes së cilave synohet që të mos lejohen më gjykatat të pezullojnë......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......
Priten shkurtime të vendeve të punës në Britani - Për shkak të nisjes së reformave në tregun e punës
Më shumë se një në tre punëdhënës në Mbretërinë e Bashkuar planifikojnë të shkurtojnë punësimin e stafit të përhershëm për shkak të kostove të futura nga......
BQE hap linjën e “shpëtimit” të euros - Në përpjekje për të rritur rolin global
Banka Qendrore Evropiane po hap linjën e saj të shpëtimit të euros për pothuajse të gjitha vendet për të rritur rolin global të monedhës së vetme mes......


