Shqipëria Postuar më 30 Mars 2026, 13:00

Petrit Malaj: Të ardhurat në nivele historike, mbi 1 miliard euro më shumë në 2025-2026

Nga Edel Strazimiri

Petrit Malaj: Të ardhurat në nivele historike, mbi 1 miliard euro

Ekonomia shqiptare po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku financat publike po shndërrohen në një motor real të rritjes. Kështu u shpreh ministri i Financave, Petrit Malaj, duke theksuar se sistemi fiskal aktual mbështet ekonominë, lufton informalitetin dhe po përafrohet me standardet e Bashkimit Europian.

Sipas tij, të ardhurat buxhetore kanë arritur nivele historike falë reformave dhe mirëadministrimit, pa rritur barrën fiskale për qytetarët. Vetëm për vitet 2025-2026 parashikohen mbi 1 miliard euro të ardhura shtesë, të cilat do të përkthehen në më shumë investime në shkolla, spitale dhe shërbime publike.

Performanca e muajve janar-shkurt 2026 paraqitet pozitive, me 130 miliardë lekë të ardhura, ose 11.5% më shumë se një vit më parë, ekuivalente me rreth 135 milionë euro shtesë.

Malaj nënvizoi gjithashtu përparimin në luftën kundër evazionit, rritjen e hetimeve tatimore dhe përmirësimin e efikasitetit të kontrolleve, të cilat tashmë bazohen në analiza risku dhe procese të digjitalizuara.

Një tjetër arritje mbetet digjitalizimi i shërbimeve, ku administrata tatimore dhe doganore ofrojnë pothuajse të gjitha shërbimet online, duke ulur ndjeshëm kohën e procedurave për bizneset dhe qytetarët.

Në përmbyllje, ministri theksoi se viti 2026 do të jetë kyç për përafrimin e plotë të legjislacionit fiskal dhe doganor me standardet e Bashkimit Europian, si dhe për zgjerimin e përdorimit të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në administratë.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat