Shqipëria Postuar më 2 Tetor 2025, 12:26

Pesha ekonomike dhe elektorale e zgjedhjeve të pjesshme/ Gjashtë bashki, nga Tirana në Tepelenë, do të zgjedhin kryetarët e rinj

Nga Scan TV

Pesha ekonomike dhe elektorale e zgjedhjeve të pjesshme/ Gjashtë

Presidenti i Republikës ka dekretuar datën 9 nëntor 2025 si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki të vendit: Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik. Këto zgjedhje vijnë në një moment vendimtar, pasi vakancat në pesë bashkitë e vogla janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve, ndërsa në Tiranë pas shkarkimit të kryetarit nga Këshilli i Ministrave, mbi bazën e propozimit të Këshillit Bashkiak.

Zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie më 9 nëntor 2025 nuk janë thjesht një test elektoral lokal. Ato prekin disa prej qendrave më të rëndësishme ekonomike e demografike të vendit, duke përfshirë kryeqytetin Tiranë, Vlorën dhe bashki me peshë të konsiderueshme në prodhimin bujqësor si Berati, Mati dhe Tepelena.

Por sa qytetarë pritet te marrin pjesë në këto votime?

Tirana, kryeqyteti dhe qendra më e madhe urbane e vendit, mban një peshë të jashtëzakonshme në ekonominë kombëtare. Sipas të dhënave mbi shpërndarjen e PBB-së sipas qarqeve, Tirana gjeneron 43% të ekonomisë kombëtare, ose rreth 10.8 miliardë euro në vit. Popullsia me të drejtë vote në këtë qark, referuar censit të vitit 2023, mund të përllogaritet në afërsisht 500 mijë.

Bashkitë e tjera, megjithëse më të vogla në popullsi dhe prodhim ekonomik, kanë një rëndësi të veçantë në nivel lokal. Vlora, e cila ka aktivitet të ndjeshëm turistik dhe portual, kontribuon ndjeshëm në ekonominë rajonale.  Popullsia me të drejtë vote në këtë bashki mund të përllogaritet në 71 mijë persona.

Berati, me trashëgiminë kulturore dhe aktivitetet bujqësore, dhe Cërriku, Mati e Tepelena, me ekonominë më modeste lokale, mbeten zona ku zgjedhjet kanë peshë kryesisht simbolike dhe politike, por ndikimi i tyre në PBB është relativisht i kufizuar.

Popullsia me të drejtë vote në Berat mund të përllogaritet përafërsisht në 53 mijë, në Bashkinë Cërrik në 22 mijë, në Bashkinë Mat rreth 14 mijë, ndërsa në Bashkinë Tepelenë rreth 6 mijë persona.

Pra, mund të themi se popullsia me të drejtë vote në këto zgjedhje mund të përllogaritet në gati 660 mijë persona. Megjithatë, nisur edhe nga Zgjedhjet Parlamentare të 11-të Maji, pjesëmarrja mund të jetë e ulët.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat