Pesë specifikat e Bankës së Zhvillimit, lexim i shpejtë i neneve të projektligjit
Banka Shqiptare e Zhvillimit (BZH) në aspektin e funksionimit do të ketë mjaft ndryshime krahasuar me bankat e nivelit të dytë që operojnë në vend. Specifikat e kësaj banke janë të shprehura në nenet e projektligjit i cili tashmë është në konsultim publik.
Së pari, BZH do të operojë bazuar në ligjin e shoqërive tregtare. S sipas nenit 3 pika 1 të projektit “BZH themelohet si person juridik në formën e një shoqërie aksionare. Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, BZH i nënshtrohet dispozitave të ligjit që rregullon shoqëritë tregtare në Shqipëri.”
Ndërkohë e veçanta bie në sy më shumë në pikën 1 të neneit 23 të ligjit ku thuhet se ‘BZH përjashtohet nga zbatimi i dispozitave të ligjit që rregullon bankat në Republikën e Shqipërisë”
Së dyti, BZH mund të bëhet aksionere në shoqëri të vendit ose të huaja, kjo nëpërmjet degëve apo shoqërive bija që ajo do të mund të krijojë. Në pikën 5 të nenit 3 të ligjit thuhet: ‘BZH mund të krijojë shoqëri bija dhe degë’. Ndërsa në nënin 4 specifikohet edhe më tej se “BZH mund të angazhohet drejtpërdrejt ose përmes shoqërive të lidhura me të, në çdo aktivitet ndihmës, përfshirë financimin e kapitalit privat, mbajtjen e aksioneve në shoqëri, si brenda Republikës së Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj’.
Së treti, BZH do të mund të shfrytëzojë edhe infrastrukturën e një tjetër shoqërie publike Postës Shqiptare. Në nenin 7 pika 2 e ligjit thuhet ‘Pranimin e fondeve të kthyeshme nga publiku në bashkëpunim me Postën Shqiptare Sh.a. ose entitetet e lidhura me të’, dhe më tej në relacionin e ligjit sqarohet se ‘Një veçori e këtij neni (nënit 7) është bashkëpunimi me Postën Shqiptare Sh.a. ose shoqëri të lidhura me të. Në këtë bashkëpunim, Posta Shqiptare ose entitetet e saj të lidhura do të luajnë rolin e ndërmjetësit midis BZH-së dhe publikut që dëshiron të përfitojë nga instrumentet financiare të lëshuara nga BZH, duke siguruar një qasje më të lehtë dhe efektive për qytetarët. Po ashtu në relacion thuhet se ‘Bashkëpunimi me institucione si Posta Shqiptare Sh.a., dhe entitete të tjera do te ndihmoje në mbledhjen e fondeve dhe në realizimin e projekteve.’
Së katërti, BZH ndryshe nga bankat e tjera nuk do të paguajë tatim fitim. Në nenin 8 të ligjit thuhet ‘BZH nuk është subjekt i tatimit mbi fitimin, në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm në Shqipëri’. Në relacion kjo shpjegohet me mundësinë sa më të mirë të përdorimit të fondeve për realizimin e objektivave që banka ka.
Së pesti, BZH ndryshe nga bankat e tjera do të ketë një tjetër marrëdhënie me Bankën e Shqipërisë. Duke qenë se ajo nuk operon me të njëtën ligj si të gjithë bankat e sistemit, është përcaktuar që marrëdhëniet me Bankën qëndriore të rregullohen me një marrëveshje të veçantë. Pika 2 e nenit 23 thotë: Bashkëpunimi i BZH-së me Bankën e Shqipërisë, duke përfshirë, hapjen dhe menaxhimin e llogarisë bankare, aktivitetet e raportimit, si raportet për qëllime statistikore apo në regjistrin e kredive, rregullohet nga një marrëveshje e përbashkët ndërmjet dy institucioneve. Kjo marrëveshje do të krijojë një kuadër të qartë, duke përcaktuar përgjegjësitë dhe mekanizmat për ndarjen e të dhënave, me qëllim sigurimin e transparencës, qartësisë dhe bashkëpunimit efektiv.
Neni 3
Emri i Shoqërisë, Personaliteti Ligjor dhe Selia
1. BZH themelohet si person juridik në formën e një shoqërie aksionare. Përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, BZH i nënshtrohet dispozitave të ligjit që rregullon shoqëritë tregtare në Shqipëri.
2. BZH vepron nën emrin tregtar "Banka Shqiptare e Zhvillimit Sh.a." dhe me emrin e shkurtuar "BZH".
3. Selia e regjistruar e BZH-së ndodhet në Tiranë.
4. BZH ka vulën e vet, e cila përmban emrin e saj të plotë, emrin e shkurtuar dhe selinë.
5. BZH mund të krijojë shoqëri bija dhe degë.
Neni 4
Objekti i Veprimtarisë
2. BZH mund të angazhohet drejtpërdrejt ose përmes shoqërive të lidhura me të, në çdo aktivitet ndihmës, përfshirë financimin e kapitalit privat, mbajtjen e aksioneve në shoqëri, si brenda Republikës së Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj, që mbështet aktivitetet kryesore të përmendura në pikën 1, të këtij neni. Kjo përfshin, por nuk kufizohet në, kryerjen e hulumtimeve dhe analizave, zhvillimin e programeve trajnuese, si dhe bashkëpunimin me partnerët vendas dhe ndërkombëtarë për krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime dhe sipërmarrje.
Neni 7
Burimet financiare
1. BZH mbledh fonde përmes mekanizmave të ndryshëm për të mbështetur objektivat e saj, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:
a. Pranimin e fondeve të kthyeshme nga publiku në bashkëpunim me Postën Shqiptare Sh.a. ose entitetet e lidhura me të.
b. Instrumente të tjera financiare dhe burime të tjera financimi.
2. Produktet dhe procedurat për pranimin e fondeve të kthyeshme nga publiku, si dhe korniza për bashkëpunimin me Postën Shqiptare Sh.a. ose entitetet e saj të lidhura, përcaktohen me urdhër të ministrisë përgjegjëse të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Fondet e kthyeshme të mbledhura nga publiku do të garantohen nga Shteti Shqiptar.
3.
Neni 8
Taksat
BZH nuk është subjekt i tatimit mbi fitimin, në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm në Shqipëri.
Neni 23
Marrëdhënia dhe Raportimi me Bankën e Shqipërisë
1. BZH përjashtohet nga zbatimi i dispozitave të ligjit që rregullon bankat në Republikën e Shqipërisë
2. Bashkëpunimi i BZH-së me Bankën e Shqipërisë, duke përfshirë, hapjen dhe menaxhimin e llogarisë bankare, aktivitetet e raportimit, si raportet për qëllime statistikore apo në regjistrin e kredive, rregullohet nga një marrëveshje e përbashkët ndërmjet dy institucioneve. Kjo marrëveshje do të krijojë një kuadër të qartë, duke përcaktuar përgjegjësitë dhe mekanizmat për ndarjen e të dhënave, me qëllim sigurimin e transparencës, qartësisë dhe bashkëpunimit efektiv.
Sondazh

Parku diellor në Ersekë hyn në prodhim-Rama: Impakt socio-ekonomik për zonën e më gjerë
Parku fotovoltaik "Erseka Solar Park" ka hyrë në prodhim, duke shtuar burimet e energjisë diellore në vend. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi......

Hegseth konfirmohet sekretar i Mbrojtjes në SHBA-Do të menaxhojë gati 2.1 mln ushtarë dhe nje buxhet 850 mld dollarë
Senati amerikan ka konfirmuar Pete Hegsethin në postin e sekretarit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, pas një votimi të ngushtë natën e së......

"Status të ngjashëm si Vatikani"/ Rama jep detaje si do të funksionojë Shteti Bektashi: Pa ushtri, pa taksa, por një seli
Në një aktivitet për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama tha se këtij komuniteti duhet i......

BSH, bankave: Duhet angazhimi juaj për SEPA-n. Minxhozi: Përfitime jo vetëm për qytetarët, por edhe për ju
Sfida e radhës pas anëtarësimit të Shqipërisë në SEPA është përmbushja e hapave të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë për t’u anëtarësuar në skemat SEPA,......

Me çfarë udhëtojnë të huajt drejt Shqipërisë?-72% e turistëve nuk kanë zgjedhur fluturimin me avion
Me një total prej 11.7 milionë hyrjesh në vitin 2024, Shqipëria po dëshmon se është bërë një destinacion i rëndësishëm turistik. Por me çfarë udhëtojnë të......

Çfarë është Durana Technopark?-Nga programet kompjuterike, te krijimi i ekspertëve, cili është fokusi?
Durana Technopark është një iniciativë moderne që synon të revolucionarizojë peizazhin e shkencës, teknologjisë dhe sipërmarrjes. Në kuadër të mbështetjes......

Bullgaria shtoi 940 MW energji të gjelbër në 2024-Dominojnë impiantet diellore, mungojnë investimet për fermat e erës
Kompanitë bullgare vendosën në punë 481 impiante të rinovueshme të energjisë elektrike në vitin 2024, duke shtuar 938 MW, sipas operatorit vendas të sistemit......

Internet më i shpejtë, por më i rrezikshëm-Mashtrimet financiare dyfishohen në dy vite
Hyrjet e paautorizuara, ndërhyrjet në të dhënat kompjuterike dhe mashtrimet financiare përmes aksesit online janë kthyer në një fenomen shqetësues, duke......