Përzgjidhen kandidatët për deputetë të PD - Procesi i votimit për primaret mbyllet në orën 18:00
Partia Demokratike po zhvillon ditën e sotme procesin e votimit për primaret që do të përzgjedhin kandidatët për deputetë të kësaj force politike në zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj. Mënyra e votimit është një anëtar një votë. Kandidatët do të jenë në nivel Qarku, ku do të votohet për secilin Qark më vete.
Lista e plotë në të gjithë vendin numëron 289 emra kandidatësh të Primareve të Partisë Demokratike. Nga pjesa kryesore e listave, për Tiranën ka 82 kandidatë. Jashtë primareve, por jo listave të kandidatëve për deputetë janë edhe 13 ligjvënës të tjerë të grupit parlamentar të PD.
Qarku i Durrësit është një nga më të rëndësishmit ku në garë janë 37 kandidatë, që do të përzgjidhen përmes formulës, një anëtar një votë.
Në Shkodër, lista për primaret përmban 31 emra, që përfshijnë figura të njohura brenda partisë, emra të rinj dhe disa rikthime. Në këtë Qark do të votojnë rreth 8 mijë anëtarë me të drejtë vote.
Në Qarkun e Fierit janë në garë 22 kandidatë dhe do të votojnë 7.400 anëtarë.
Në garën për kandidatë të PD për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në Qarkun e Elbasanit garojnë 22 kanidatë në listë dhe do të votojnë 12900 anëtarë me të drejtë vote.
Në Qarkun e Lezhës, janë në garë 19 kandidatë dhe ka gjithsej 7.600 anëtarë me të drejtë vote që marrin pjesë në këtë proces.
Në Qarkun e Beratit garojnë 9 kandidatë, në atë të Dibrës 12 kandidatë, në Qarkun e Gjirokastrës 10 kandidatë, në Qarkun e Korçës 19 kandidatë, në Qarkun e Kukësit 10 kandidatë dhe në atë të Vlorës 12 kandidatë.
Numri i grave kandidate për Primare është 89, ose 31% e totalit, ndërsa numri i të rinjve 47, ose 16% i totalit.
Sondazh

Në 3 mars nis shpërndarja e bonusit të pranverës - Përfitojnë 730,430 pensionistë brenda dhe jashtë vendit
Pensionistët do të kenë mundësi të tërheqin bonusin e pranverës që nga e hëna e 3 marsit. Pensionistët do të kenë mundësi që të marrin bonusin duke u......

Pensionet, sa u rritën të ardhurat në skemë në 10 vite? - Analiza/ Pabarazi në shpërndarjen e tyre, presion në skemë
Të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore përgjatë vitit 2024, kanë ardhur në rritje të vazhdueshme, por pavarësisht kësaj, ato nuk kanë mundur......

Sa paguam për sigurimin e makinave në janar? - AMF: Rritje në të gjitha produktet. Kufitari rikuperon lehtë, pas rënies në 2024
Shqiptarët kanë shpenzuar gjithsej 448 milionë lekë për sigurimin e makinave me MTPL të brendshme, karton jeshil dhe sigurim kufitar në muajin janar. MTPL e......

Skema për vetëprodhimin e energjisë elektrike - Në 1 vit, 1249 autokonsumatorë hodhën në rrjet 1720 mWh energji
Vetëprodhuesit e energjisë elektrike kanë injektuar një sasi të vogël energjie në rrjet, çka sugjeron se pjesa dërrmuese ka qenë e nevojshme për plotësimin e......

Grindja publike Zelensky-Trump: Marrëveshja me Ukrainën anulohet!
Pas javësh negociatash intensive dhe deklaratash midis Uashingtonit dhe Kievit, pritshmëritë ishin të larta për takimin e parë midis Presidentit të SHBA......

Hekurudha Durrës-Prishtinë/ Balluku: Përfundon studimi i fizibilitetit. Hapet rruga e realizimit!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe......

Sa ushtarë dhe investime të tjera i duhen Europës për të mbrojtur veten pa SHBA-në?!
Një raport i ri i përbashkët i institutit të studimit Bruegel dhe Institutit Kiel ka paralajmëruar se agresioni i ri rus në Europë është "i imagjinueshëm",......

Nafta shënon rënien e parë mujore që nga nëntori – Shkak, pasiguria për ekonominë globale dhe kërkesës për karburant!
Çmimet e naftës u lehtësuan të premten teksa po shkonin drejt rënies së tyre të parë mujore që nga nëntori, duke u zvarritur nga pasiguria mbi rritjen......