Përzgjedhja e furnizuesit të energjisë - ERE vendos detyrimin: Çmimet dhe oferat të jenë publike në platformë
Të gjithë furnizuesit e energjisë elektrike duhet të publikojnë ofertat e tyre në Platformën e Krahasimit të Çmimeve, të ngritur nga Enti Rregullator i Energjisë.
Detyrimi vjen nga një vendim i sapomiratuar nga ERE, që gjithashtu kërkon jo vetëm publikin e çmimeve, por edhe përcaktimin e afateve të vlefshmërisë për çdo ofertë të publikuar, duke filluar nga data 02.12.2024.
Detyrimi për publikimin e ofertave vjen në një kohë që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se nga 1 janari i vitit që vjen rreth 2600 biznese që janë të lidhur në tensionin 10 kV do të dalin në tregun e lirë të energjisë, duke zgjedhur vetë furnizuesin e tyre.
Ky njoftim pasoi atë të vitit të kaluar me liberalizimin e rreth 2100 bizneseve të lidhur në tensionin 20 kV, ndërsa më herët u shkëputën edhe bizneset e lidhur në tensionin 35 kV.
Edhe platforma e ERE është ngritur në kuadër të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, për të mundësuar marrjen e një informacioni nga ana e klientëve lidhur me çmimet e energjisë elektrike të ofruar nga ana e furnizuesve të ndryshëm.
Qëllimi kryesor i saj është pikërisht të ndihmojë klientët në zgjedhjen e furnizuesit të energjisë elektrike në mënyrë transparente, duke iu mundësuar të krahasojnë ofertat e mundshme nga furnizuesit me pakicë të energjisë elektrike.
Sondazh

Trump kërcënon vendet e BRICS - Tarifa 100%, nëse zëvendësojnë dollarin amerikan me një monedhë rivale
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa 100% ndaj një blloku prej nëntë shtetesh nëse do të krijonin një......

1 në 3 mjete nuk e kalojnë kontrollin teknik/ Pas dështimit fillestar, 29% e automjeteve u rikthyen për ritestim
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka publikuar të dhënat më të fundit mbi ecurinë e procesit të Kontrollit Teknik të......

Sa pasagjerë udhëtuan mesatarisht çdo muaj përmes ajrit? Sipas EUROSTAT, Shqipëria kryeson Europën për rritjen e fluturimeve
Referuar të dhënave në faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, përgjatë përiudhës Janar-Tetor të këtij viti kanë udhëtuar me linja ajrore......

Biletim online në muzetë dhe sitet kulturore - AKSHI, tender 214 milionë lekë. Çfarë duhet të arrihet?
Në Agjencinë e Prokurimeve Publike është publikuar tenderi me objekt “Biletimi qendror Online për Muzetë dhe Sitet e Trashëgimisë Kulturore. Përmirësimi i......

SHBA, lider global për “IA” - Kalon Kinën për investime në këtë sektor, Britania renditet e treta
SHBA kryeson botën në zhvillimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale, duke tejkaluar Kinën në kërkime dhe masa të tjera që lidhen me inovacionin e......

OSHEE, kredi 81.5 mln euro nga BERZH - Banka përditëson statusin, 4 reformat që duhet të ndërmerren nga Operatori i Shpërndarjes
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka përditësuar statusin për kredinë 81.5 mln euro që synon të marrë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë......

Shqipëria, vend me rrezik të ulët për pastrimin e parave - Raporti i Bazelit e vlerëson më mirë se Gjermania dhe shumë vende të tjera të BE
Shqipëria është vlerësuar si një vend me rrezik të ulët të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Raporti më i fundit i Institutit të Bazelit......

Rekord veprimesh bankare përmes arkës - BSH: 6.3% më shumë transaksione se në tremujorin e dytë të vitit
Në gjysmën e dytë të vitit, qytetarët kanë realizuar më shumë transaksione në sportelet fizike të bankave. Mbi 937 mijë është numri i transaksioneve të......