Përshtatja ndaj klimës kërkon 9.8 mld USD - Plani Kombëtar me 66 masa prioritare, hendeku financiar 9.1 mld USD

Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik Planin Kombëtar për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike 2026–2036, një dokument strategjik afatgjatë që synon të rrisë përballueshmërinë e vendit ndaj rreziqeve klimatike dhe të orientojë investimet publike e private drejt përshtatjes. Dokumenti shoqërues i planit tregon për herë të parë vlerësimin e plotë të kostove dhe boshllëqeve financiare që kërkohen për zbatimin e 66 masave prioritare në shtatë sektorë të ekonomisë.
Sipas vlerësimit, zbatimi i masave të planifikuara kërkon një buxhet të përgjithshëm prej rreth 9.8 mld USD, deri në vitin 2036. Investimet më të larta janë të përqendruara në zhvillimin urban, pyjet, transportin dhe energjinë, sektorë që përballen me rreziqet më të larta nga përmbytjet, thatësira, degradimi i tokës dhe ndikimet e fenomeneve ekstreme të motit. Vetëm masa për zhvillimin urban llogariten në mbi 2.7 mld USD, ndërsa sektori i pyjeve kërkon rreth 2.1 mld USD, duke reflektuar shkallën e degradimit dhe kostot e restaurimit ekologjik.
Nga ana tjetër, nevojat për financim tejkalojnë ndjeshëm burimet aktualisht të mobilizuara. Dokumenti vlerëson një hendek financiar prej rreth 9.1 mld dollarësh, duke nënvizuar se fondet ekzistuese nga buxheti i shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të investimeve të nevojshme. Aktualisht, financimi i siguruar arrin rreth 300 mln USD nga programet buxhetore afatmesme dhe rreth 400 mln USD nga burime ndërkombëtare dhe investime private, shumë larg nivelit që kërkohet për të zbatuar të gjitha masat.
Pavarësisht kostove të larta, dokumenti argumenton se kostoja e mosveprimit do të ishte disa herë më e rëndë për ekonominë, duke arritur deri në 7% të PBB-së. Plani thekson se investimet në adaptim do të reduktojnë dëmet ekonomike nga fatkeqësitë natyrore, do të përmirësojnë sigurinë e komuniteteve dhe do të rrisin qëndrueshmërinë e ekosistemeve dhe infrastrukturës.
“Black Friday”, nis gara e uljeve në treg - Senko: Bizneset të paraqiten me çmime reale
Nëntori ka sjellë jo vetëm festimet kombëtare, por edhe një garë të madhe uljesh në tregun shqiptar. Bizneset kanë nisur ofertat, ndërsa kulmi pritet me......
“Kemi bashki me vështirësi financiare” - Kërkesat e përfaqësuesve vendorë për projektbuxhetin 2026
Nga zbatimi i ligjit për financat lokale, tek grantet e performances. Janë këto disa nga rekomandimet e bëra nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, gjatë një......
AAPSK zgjeron projektet sociale, tjetër pasuri e konfiskuar në shërbim të rehabilitimit të viktimave të trafikimit
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) zgjeron më tej projektet e ripërdorimit social, si pjesë e misionit të saj për......
Dominon euro në depozitat e parasë së gjerë - Totali, 1.46 trilionë lekë në muajin tetor. Rriten edhe kursimet në monedhën vendase
Euroja është monedha që mbizotëron në bankat shqiptare kur vjen çështja te paratë që qytetarët, bizneset apo institucione të tjera mbajnë në depozita dhe......
Kush janë kandidatët për drejtimin e INSTAT? - Vizioni i Institutit të Statistikave për 5 vitet e ardhshme
Tre kandidatura kanë shprehur interes për të udhëhequr Institutin e Statistikave në Shqipëri në 5 vitet e ardhshme. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e......
“Paketa e fertilitetit”, nga buxheti te fatura - Programi publik lehtëson barrën për çiftet që kryejnë IVF
Qeveria ka planifikuar që përgjatë viteve 2026–2028, “paketa e fertilitetit” të vazhdojë me fond rreth 37.5 milionë lekë në vit dhe objektiv rreth 200 çifte......
Gjermani, tregjet e Krishtlindjes kushtojnë shtrenjtë - Kostot e sigurisë janë rritur me 44% gjatë 3 viteve të fundit
Tregjet e Krishtlindjeve në Gjermani, që tërheqin shumë turistë dhe mbështesin ekonomitë lokale, po përballen me kostot e larta të sigurisë pas një serie......
Portofoli i kredisë për biznesin, në “ngërç”/ Rritje mujore shumë e lehtë, pavarësisht trendit pozitiv vjetor
Në muajt e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe një besim të......





