“Përmirësohet menaxhimi i borxhit publik” - Ministri Petrit Malaj, në Komisionin parlamentar të Ekonomisë
Ministri I Financave, Petrit Malaj, po raporton në Komisionin parlamentar të Ekonomisë për borxhin publik.
“Borxhi aktualisht përbëhet nga:
- borxh i brendshëm, i cili zë rreth 57.5 % të totalit të borxhit, dhe
- borxh i jashtëm, i cili zë 42.5 % të tij.
Viti 2024 ka shënuar përmirësim të mëtejshëm përsa i përket menaxhimit të borxhit publik dhe realizimit të huamarrjes. Treguesi i peshës së borxhit të jashtëm ka pësuar një ulje nga ai i fundit të vitit 2023, ku ky tregues vlerësohej në 45.6%. Ne synojmë uljen e mëtejshme të tij në periudhën afatmesme, në linjë edhe me strategjinë afatmesme të menaxhimit të borxhit e cila synon një kujdes të shtuar sa i takon ekspozimit të borxhit ndaj luhatjes së kursit të këmbimit dhe mbajtjen nën nivelin 50% të borxhit të emetuar në valutë të huaj.
Nga këndvështrimi i jetëgjatësisë së borxhit, kemi:
- borxh afatshkurtër (me afat maturimi deri në një vit) që përbën rreth 15% të totalit të borxhit,
- borxh me afat maturimi mbi një vit në nivelin rreth 85% të totalit të borxhit.
Kujdes të shtuar i është kushtuar jetëgjatësisë së borxhit dhe në veçanti borxhit të brendshëm, i cili paraqet një risk rifinancimi më të lartë. Ndaj, dhe fokusi i menaxhimit të borxhit ka qenë dhe mbetet në drejtim të rritjes së jetëgjatësisë së borxhit të brendshëm, vit pas viti. Jetëgjatësia e tij aktualisht, në fund të nëntëmujorit 2024, është në nivelin e 928 ditëve (2.56 vite), që shënon jo vetëm një përmirësim krahasuar me nivelin e fundit të vitit 2023 (835 ditë ose 2.3 vite), por shënon gjithashtu edhe vijueshmëri të një përmirësimi të synuar e të arritur ndër vite, ku në harkun kohor të 5 viteve ky tregues është rritur me mbi 100 ditë dhe në harkun kohor të 10 viteve ky tregues është rritur me rreth 300 ditë, duke reduktuar në këtë mënyrë riskun e rifinancimit të borxhit të brendshëm”.
Gjatë viteve të fundit, ekspozimi ndaj riskut të normave të interesit është menaxhuar nëpërmjet zgjerimit të portofolit të borxhit të brendshëm me tituj afatgjatë me norma interesi fikse.
Si pjesë e borxhit shtetëror, theksojmë edhe borxhin e garantuar, i cili në fund të muajit shtator 2024, vlerësohet në rreth 35.6 miliard Lekë (1.5% e PBB), duke shënuar një rënie me rreth 5.8 miliard Lekë krahasuar me fundin e vitit 2023. Garancitë në tregun e brendshëm zënë rreth 40.7% të stokut total të borxhit të garantuar ose 14.5 miliardë lekë, ndërsa garancitë e dhëna në favor të kreditorëve të huaj përfaqësojnë 59.3% të stokut të borxhit të garantuar ose 21.1 miliardë lekë.
Rreth 79% e totalit të garancive shtetërore i përkasin sektorit të energjisë, duke reflektuar politikat e qeverisë në drejtim të mbështetjes së këtij sektori, sidomos gjatë viteve më të fundit në kushtet e vështirësisë me të cilën ky sektor u përball.
Sondazh

Kredi të buta e grante për rinovimin e shtëpisë - Eficienca e energjisë, stimujt financiarë që do jepen nga qeveria për ndërtesa pa emetime
Grante, kredi të buta e stimuj të tjerë financiarë. Këto janë disa nga masat mbështetëse që parashikohen në ligjin e ri “Për performancën energjetike në......

Shqipëria rrit kuotat në Fondin Monetar Ndërkombëtar - Nga 139.3 milionë, shkon në 209 milionë SDR. Pagesa me 15 nëntor
Shqipëria do të rrisë kuotën e saj në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Kuota aktuale prej 139.3 milionë SDR, sipas propozimit do të rritet në 209 milionë......

Denaj prezanton p/buxhetin 2025: 15 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj prezantoi ditën e sotme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin......

Trump shpall Tom Homan si 'carin e ri’ të emigracionit dhe doganave!
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se Tom Homan, ish-drejtori i tij në detyrë i Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave në SHBA, do të......

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?!
Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje pasi ka fituar pikë nga java që lamë pas teksa është blerë sot me 91 lekë dhe është shitur me 92.2 lekë sipas......

FSHZH, “megaprojekt” për rigjenerimin e fshatrave të Shqipërisë - Rikualifikim urban dhe sistemim rrugësh për 4 rajonet e vendit
Fondi Shqiptar i Zhvillimit po bëhet gati që të nisë një projekt kombëtar investimi për rigjenerimin urban në 4 rajonet e vendit. Fokusi i ndërhyrjeve do të......

Në banka janë rreth 37.2 miliardë lekë hua me probleme/ Raporti i kredive të këqija zbriti në 4.58% në shtator, me rënie për të tretin muaj rradhazi
Të dhënat e "Bankës së Shqipërisë" mbi treguesit e shëndetit financiar për muajin shtator të vitit aktual tregojnë se sektori bankar ka regjistruar më pak......

“Në dhjetor, negociatat për grupkapitullin e 6-të” - Hasani: Rritet me 20% buxheti për punët e jashtme. Digjitalizohet shërbimi konsullor
Viti 2024 ka qenë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi u shënua hapja e negociatave për grup kapitullin e parë të legjislacionit evropian. Ministria......