Shqipëria Postuar më 13 Prill 2026, 13:20

“Përmes rrënjëve lartësohemi” - Shqiptarët e diasporës mblidhen në Tiranë

Nga Fabjona Pasho

“Përmes rrënjëve lartësohemi” - Shqiptarët

“’Lartësohemi përmes rrënjëve’, është kjo motoja e Samitit të IV të Diasporës që hap dyert këtë të hënë në kreqytet dhe deri ditën e mërkurë, dhjetra panele do të diskutojnë mbi rolin e diasporës në Shqipërinë 2030 dhe sigurisht integrimin në Bashkimin Europian.”

Diskutimet në këtë samit do të fokusohen te disa prej çështjeve më të rëndësishme, si roli i diasporës në demokraci dhe përfaqësim, ndikimi i saj në zhvillimin ekonomik dhe inovacion, si edhe kontributi në sektorë kyç si shëndetësia, arsimi dhe kërkimi shkencor.

Një theks i veçantë do t’i vihet përfshirjes së diasporës në proceset zgjedhore dhe institucionale, nxitjes së investimeve dhe shkëmbimit të njohurive, si dhe ruajtjes së identitetit kombëtar përmes gjuhës dhe kulturës.

Po ashtu, në qendër të diskutimeve do të jetë edhe bashkëpunimi mes Shqipërisë, Kosovës dhe faktorëve shqiptarë në rajon, me synimin për një qasje më të koordinuar ndaj diasporës.

Samiti pritet të mbledhë figura të larta politike, përfaqësues institucionesh, ekspertë dhe anëtarë të diasporës nga vende të ndryshme të botës, duke synuar forcimin e lidhjeve dhe krijimin e mekanizmave të qëndrueshëm bashkëpunimi, ku diaspora të ketë një rol gjithnjë e më aktiv në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe institucional të vendit.

Hapja e samitit mbrëmjen e kësaj të hëne do të shoqërohet nga dekorimi personaliteteve të diasporës prej Presidentit të Republikës Bajram Begaj.

Dita e dytë e samitit do të nisë me fjalët përshëndetëse të  nga Ferit Hoxha, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe ajo e kryeministrit Edi Rama.

Gjtihësej do të zhvillohen  17 panele diskutimi, 8 prej tyre më 14 prill dhe 9 më 15 prill, ku do të trajtohen çështje që lidhen me zhvillimin, bashkëpunimin dhe rolin e diasporës shqiptare në rajon dhe më gjerë. Ceremonia Hapëse do të zhvillohet në teatrin e Operas dhe Baletit, ndërsa punimet do të zhvillohen kryesisht në Pallatin e Kongreseve, ndërsa panele të caktuara do ti zhvillojnë diskutimet në ambientet e ish-Piramidës.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat