Shqipëria Postuar më 13 Shkurt 2025, 14:11

Përllogaritje e re për huatë deri në 200 mijë lekë- Ulet norma efektive maksimale e interesit për kreditë konsumatore

Nga Ledina Elezi

Përllogaritje e re për huatë deri në 200 mijë

Norma maksimale e interesit për kreditë konsumatore do të jetë më e ulët në vijim. Janë publikuar në Fletoren Zyrtare ndryshimet në rregulloren e Bankës së Shqipërisë mbi kredinë konsumatore dhe hipotekare, të cilat parashikojnë që për kreditë konsumatore deri në 200 000 lekë, norma efektive maksimale e interesit të jetë më e ulët.

Norma efektive maksimale e interesit do të përllogaritet në bazë të një metodologjie të re, sipas së cilës NEI maksimal për kreditë konsumatore më të vogla se 200 000 lekë do të jetë sa mesatarja e thjeshtë e normës efektive të interesit për huanë e dhënë pa u shtuar me një të tretën, në ndryshim nga përllogaritje e mëparshme që shtohej me një të tretën.

Gjithashtu, në vendimin e publikuar theksohet që për kontratat e kredisë konsumatore, komisionet që lidhen me aplikimin për kredi, procesimin, administrimin, miratimin dhe disbursimin e kredisë, paguhen nga konsumatori në momentin e kalimit të fondeve të kredisë në llogarinë e klientit dhe nuk shpërndahen gjatë jetëgjatësisë së kredisë.

Sipas rregullores “Për kredinë konsumatore dhe hipotekare”, NEI maksimal llogaritet nga Banka e Shqipërisë me bazë gjashtëmujore, mbështetur në të dhënat e Regjistrit të Kredive të administruar prej saj. Nivelet e NEI-t maksimal publikohen në fillim të çdo 6-mujori dhe bazohen në kreditë e disbursuara në gjashtëmujorin paraardhës.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat