Shqipëria Postuar më 12 Janar 2025, 12:45

Përkeqësohet moti, në disa qarqe reshje shiu me intensitet të lartë e dëborë/ ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes!

Nga Alida Lula

Përkeqësohet moti, në disa qarqe reshje shiu me intensitet

Vijojnë reshjet me intensitet të lartë në vend. Gjatë natës kanë filluar reshjet e dëborës në zonën veriore dhe në zonën juglindore të vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në Rajonin Verior në akset Bajram Curri-Valbonë, Ura e Zapodit-Shishtavec, Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash, Kukës-Bushtricë, Kukes-Krumë, Qafë Mali -Fierzë, Ura Bujan-Qafë Morinë gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndalur dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Në segmentin Klos-Peshkopi ka pasur reshje të dëborës shoqëruar me erë të fortë ku rekomamdohet përdorimi i zinxhirëve

Në Rajonin Jugor në Qafë Thanë dhe në K/Podgorie-Liqenas në mëngjes kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar, rrugët janë të pastruara dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

Ndërkohë edhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i bën thirrje strukturave vendore dhe qendrore të qëndrojnë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve të shtuara të shiut dhe të dëborës. Qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë:

• Rruga e “Arbrit” dhe disa akse në Dibër, Fushë-Arrëz dhe Bulqizë janë të bllokuara nga bora.
• Në Elbasan-Qafë Thanë ka prezencë inertesh dhe borë që vështirëson qarkullimin.

Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore dhe respektimi i sinjalistikës rrugore.

Portet në Durrës dhe Vlorë vijojnë normalisht.

Përkeqësohet moti, në disa qarqe reshje shiu me intensitet

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat