“Përgjysmim i akcizës për birrën” - Propozimi: Të rikthehet skema e diferencuar, lehtësi për prodhuesit e vegjël

Opozita ka propozuar rikthimin e skemës së diferencuar të akcizës për birrën, me synimin për të mbështetur prodhuesit e vegjël vendas dhe për të rritur konkurrueshmërinë e industrisë së birrës në vend. Referuar projektligjit të depozituar për diskutim në komisionet Kuvendore, propozuar nga deputetja Jorida Tabaku, për disa ndryshime në ligjin për akcizat, nisma është e harmonizuar me praktikat dhe direktivat e Bashkimit Europian.
Sipas relacionit shoqërues, ndryshimet ligjore të miratuara në fund të vitit 2022, të cilat unifikuan akcizën e birrës në 710 lekë për hektolitër për shkallë alkoolometrike, duke eliminuar skemën e taksimit për prodhuesit e vegjël nën 200 mijë hektolitër në vit, edhe pse synonte thjeshtimin e sistemit dhe shmangien e abuzimeve, sollën rritje të kostove për prodhuesit e vegjël dhe ulje të konkurrueshmërisë së tyre ndaj birrës së importit. Si pasojë, sektori artizanal i birrës ka shënuar ngadalësim të investimeve, pavarësisht potencialit për zhvillim, punësim dhe turizëm kulinar.
Projektligji i ri parashikon vendosjen e dy niveleve të akcizës për birrën e prodhuar nga malti. Për prodhuesit me kapacitet deri në 200 mijë hektolitra në vit propozohet të aplikohet një normë e reduktuar prej 372.2 lekësh për hektoliter për shkallë alkoolometrike, ndërsa për prodhuesit mbi këtë prag do të vijojë të zbatohet norma e përgjithshme prej 744.4 lekësh.
Në draft, argumentohet se kjo qasje është në përputhje me direktivën europiane, e cila u lejon shteteve anëtare të BE të aplikojnë akcizë të reduktuar për prodhuesit e vegjël, duke marrë parasysh kostot më të larta të prodhimit dhe mungesën e ekonomive të shkallës.
Sipas projektligjit, rikthimi i skemës së diferencuar pritet të ketë ndikim pozitiv në treg, duke forcuar prodhimin vendas, rritur diversitetin e produkteve, krijuar një mjedis më të drejtë konkurrues dhe nxitur investime në teknologji dhe cilësi, pa cenuar qëndrueshmërinë e të ardhurave fiskale. Po ashtu, ky propozim synon të kontribuojë në rritjen e punësimit dhe formalizmin e industrisë së birrës në Shqipëri.
Rikuperojnë valutat kryesore – Forcohen Dollari e Franga
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të vlerës ditën e sotme duke rikuperuar pikë nga rënia e vazhdueshme që pati gjatë fillimit të kësaj jave teksa......
BE “zbut” objektivin për makinat me djegie të brendshme - Propozon reduktimin e emetimeve me 90% nga viti 2035
Komisioni Evropian ka propozuar të zbusë ndalimin e planifikuar për makinat me motorë me djegie të brendshme nga viti 2035, duke lejuar që disa automjete......
“Ndaloni rritjen e çmimeve për festat e fundvitit” - Autoriteti i Konkurrencës u bën thirrje bizneseve në Kosovë
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës u ka bërë thirrje bizneseve të ndalojnë çdo rritje të pajustifikuar të çmimeve gjatë festave të fundvitit. Ky institucion......
Keni planifikuar udhëtime për festat e fundvitit? - Grevat në disa aeroporte evropiane mund t’ju ndryshojnë planet
Nëse po ktheheni në shtëpi për Krishtlindje apo jeni duke planifikuar pushime dimërore, grevat në aeroporte mund t’ju ndryshojnë mendjen. Grevat në transport......
Maqedoni e Veriut, remitancat në rënie - Vendi renditet i fundit në rajon. Kryeson Serbia
Vitin e kaluar, emigrantët dërguan 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, ose 2 për qind të PBB-së. Edhe pse po shënojnë suficit, remitancat nga vendet e......
SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, reagon Rama: Arrestet pa gjyq, modë e vrazhdë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi SPAK i paraqiti kërkesë Kuvendit për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres, njëherazi ministër i Infrastrukturës......
Ministri Malaj merr pjesë në Konferencën Kombëtare të Financave të Klimës!
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë sot në Konferencën Kombëtare të Financave të Klimës, organizuar nga Ministria e Mjedisit, me synim diskutimin......
Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri
Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......





