Përgatitje për tregun e punës, ambasada britanike financon kurse profesionale për të dënuarit e IEVP Fier
Ambasada Britanike në Tiranë po financon ngritjen e kurseve profesionale edhe për të dënuarit me heqje të lirisë. Në burgun e Fierit janë ndërtuar mjedise të posaçme edhe për kursin për instalime elektrike, me synimin që të dënuarit të pajisen me aftësi të nevojshme për tregun e punës. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Sot në IEVP Fier patëm kënaqësinë të mirëprisnim znj. Julia Sutherland, Zëvendës Ambasadore e Britanisë së Madhe, z. John Ëalker, Sekretar i Dytë, si edhe znj. Rovena Demaj, Menaxhere Projekti pranë Ambasadës Britanike.
Në këtë vizitë morën pjesë edhe tre drejtorë të IEVP-ve të tjera, të cilët erdhën për të parë nga afër projektet e realizuara në Fier dhe për të marrë modele që mund të përshtaten në institucionet që ata drejtojnë.
Palestra dhe ambientet e posaçme për zhvillimin e kurseve profesionale, si ai për instalime elektrike , janë financuar nga Qeveria Britanike përmes Ambasadës Britanike në Tiranë, si pjesë e mbështetjes së tyre të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve në sistemin penitenciar dhe forcimin e komponentit të rehabilitimit.
Këto kurse i pajisin të dënuarit me aftësi të nevojshme për tregun e punës dhe u japin një mundësi konkrete për të ndërtuar një të ardhme ndryshe . Certifikatat që lëshohen pas përfundimit të tyre kanë të njëjtën vlerë si ato që merren jashtë burgut, pasi në dokument nuk përcaktohet vendi ku është zhvilluar kursi.
Faleminderit Ambasadës Britanike për këtë kontribut domethënës dhe për partneritetin e vazhdueshëm në drejtim të humanizimit dhe modernizimit të sistemit korrektues”, ka shkruar Qose në Facebook.

Pronat po shiten 41.7% më shtrenjtë se në 2024/ BSH: Një apartament u ble më shpejt në bregdet se në Tiranë. Edhe qiratë, në rritje
Në gjysmën e parë të këtij viti, pronat janë shitur 41.7% më shtrenjtë se në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Sipas Raportit të Stabilitetit......

150 mln lekë për riparimin e transformatorëve/ OSSH hap tenderin, synohet përmirësimi i sigurisë së rrjetit
Drejtoria e tensionit të lartë OSSH, ka shpallur hapjen e tenderit për riparimn e transformatorëve për tension të lartë dhe të mesëm. Fondi limit i vënë në......

Agjenda e Reformave, sa po zbatohet nga Shqipëria? Ulens: Përparim në menaxhimin e financave publike dhe performancën fiskale
Shqipëria po përparon në zbatimin e Agjendës Kombëtare të Reformave përmes fondeve të marra nga Faciliteti i Rritjes dhe Reformave, pjesë e Planit të Rritjes......

1.97 mld lekë për autostradën Tiranë-Durrës/ Autoriteti Rrugor Shqiptar shpall kompaninë fituese për fazën III
Me një ofertë prej 1.97 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese për fazën e tretë të zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës.......

Miratohet përbërja e komisioneve parlamentare/ Opozita, sërish debate në seancë plenare
Në seancën plenare të kësaj së mërkure, Kuvendi ka miratuar përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare. Me 94 vota pro, 3 abstenim dhe 1 kundër u......

Bonot 12-mujore prekin “fundin”/ Norma mesatare e interesit, në 2.57%. Më e ulëta që nga qershori 2022
Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar një tjetër rekord në rënie. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i......

Turistët shpenzuan më shumë në Greqi/ Shifrat e Bankës Qendrore: 12,1 mld euro në 7 muajt e parë të vitit
Referuar të dhënave nga Banka Qendrore e Greqisë, në periudhën janar-korrik 2025, të ardhurat nga udhëtimet shënuan një rritje prej 12.5% krahasuar me të......

TEC-et lundrues do të konvertohen në gaz/ Programi: 3 ndërhyrje me fokus gazin natyror, TEC-i i Vlorës dhe gazifikimi i Korçës
Qeveria parashikon tre ndërhyrje me fokus gazin natyror në sektorin energjetik për periudhën 2025–2029. Në programin qeverisës, që tashmë është publikuar në......