Përgatitet dokumentacioni për votimin nga jashtë - Sipas KQZ, procesi përfshin disa faza të rëndësishme logjistike e teknike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur zyrtarisht procesin e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor për votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që do të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë më 11 maj 2025. Procesi po zhvillohet në ambientet e Parkut Olimpik “Feti Borova” në Tiranë dhe përfshin disa faza të rëndësishme logjistike dhe teknike.
Në fazën e parë, po kryhet vulosja e fletëve të votimit sipas qarqeve zgjedhore dhe vendosja e tyre në zarfin “A”, që përmban vetëm fletën e votimit. Më tej, këto zarfe do të vendosen në zarfat e jashtëm të KQZ dhe në zarfin përfundimtar të operatorit të shërbimit postar që do t’i shpërndajë ato jashtë Shqipërisë.
I gjithë procesi zhvillohet në përputhje me vendimet e Komisionit Rregullator dhe Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, dhe është plotësisht transparent. Procesi po monitorohet nga përfaqësues të subjekteve zgjedhore, vëzhgues ndërkombëtarë dhe vendas, si dhe përfaqësues të mediave
Hapat kryesorë të përgatitjes janë vulosja dhe paketimi i fletëve të votimit në zarfat përkatës, vendosja e zarfeve në paketimin e jashtëm të KQZ, kontrolli përfundimtar i dokumentacionit zgjedhor dhe dorëzimi i dokumentacionit te operatori postar për dërgim jashtë vendit
Sipas KQZ, ky është një hap shumë i rëndësishëm për garantimin e pjesëmarrjes së bashkëqytetarëve tanë që jetojnë jashtë kufijve në procesin demokratik të vendit.
Sondazh

“Energjia diellore zë 10% të prodhimit” - Zv/kryeministrja Balluku, në përurimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë
Rreth 10% ka arritur volumin e prodhimit energjia fotovoltaike në vend, ka deklaruar zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Inftrastrukturës dhe......

Arabia Saudite gjen “thesare” të reja - Kompania Aramco njofton zbulimin e 14 fushave të naftës dhe gazit
Kompania saudite Aramco njoftoi zbulimin e 14 vendeve të reja të naftës dhe gazit natyror në të gjithë Provincën Lindore dhe shkretëtirën e gjerë të Rub' al......

“Trump, një mundësi për të rizgjuar Evropën” - Kryeministri Edi Rama, intervistë për “Bloomberg”
Kryeministri shqiptar Edi Rama e përshëndeti Donald Trump si "të mirë për të gjithë", duke e portretizuar trajtimin e ashpër të presidentit ndaj aleatëve të......

Lëvizja Bashkë: Veting për ndërtuesit/ Sa i mundur është premtimi për t'i dhënë fund abuzimeve?
Lëvizja Bashkë ka propozuar një veting për të gjitha subjektet ndërtuese që operojnë në territorin e Shqipërisë. Ky premtim synon të pastrojë sektorin nga......

Lëvizja Bashkë premton: Më shumë buxhet për bujqësinë, më shumë mundësi për fshatin
Lëvizja Bashkë ka premtuar se do të dërgojë buxhetin e shtetit për sektorin e bujqësisë në 5% ndaj totalit të buxhetit, duke përmirësuar mbështetjen......

Nga 40,000 në 60,000 mijë lekë/ Lëvizja Bashkë synon rritje historike të pagës minimale
Lëvizja Bashkë ka propozuar një rritje të pagës minimale nga 40,000 lekë në 60,000 lekë si një masë për të përmirësuar standardin e jetesës dhe për të......

Paga që frymëzon! Koalicioni "Djathtas për Zhvillim" premton 25% rritje për punonjësit
Koalicioni "Djathtas për Zhvillim" ka premtuar se do të rrisë pagat e punonjësve në sektorin publik dhe privat me 25%. Ky premtim synon përmirësimin e......

Boom proteinash në Shqipëri - Importet e suplementeve drejt vendit u rritën me 39%
Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë kujdes për trupin e tyre, edhe pse këtë po e arrijnë gjithnjë e më tepër nëpërmjet përdorimit të suplementeve......