Shqipëria Postuar më 15 Korrik 2026, 10:50

Përfundon rruga Shijan-Delvinë, mbështetje ekonomisë lokale - Përmirësim i lidhjes mes komuniteteve dhe nxitje turizmit

Nga Alida Lula

Përfundon rruga Shijan-Delvinë, mbështetje ekonomisë lokale

Përfundimi i punimeve në segmentin rrugor Shijan-Delvinë, me gjatësi prej 7 km, pritet të sjellë zhvillim ekonomik të zonës dhe nxitje turizmit. ARRSH ka njoftuar edhe përfundimin e rrugës lidhëse me fshatin Vergo, duke e kthyer këtë aks në të gjitha parametrat e sigurisë. Ai shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe rrit sigurinë rrugore. Përmes këtij investimi, përmirësohet ndjeshëm lidhja mes komuniteteve, duke nxitur drejtpërdrejt zhvillimin ekonomik dhe turistik të të gjithë zonës.

Ndërhyrja ka përmirësuar ndjeshëm qarkullimin, ka krijuar akses më të shpejtë e më të sigurt drejt Delvinës dhe Sarandës. Investimi pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, duke përmirësuar lidhjet mes komuniteteve dhe duke krijuar kushte më të mira për banorët dhe vizitorët.

Ky segment rrugor fillon në rrethrrotullimin e fshatit Shijan dhe përfundon në qytetin e Delvinës. Aksi u rehabilitua me findin prej 288 milionë lekë. Me përfundimin tashmë të punimeve, po vihet në eficiencë të plotë rruga Kardhiq-Delvinë, një nga më të rëndësishmit në jug të vendit.

Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte përmirësimi i infrastrukturës së transportit rrugor, plotësimit të rritjes së nevojave për shërbimet e transportit brenda qëllimit të ndryshimeve të shpejta ekonomike kombëtare dhe rajonale, si dhe vënia në eficiencë të plotë e të gjithë aksit rrugor Kardhiq- Delvinë, si dhe lidhja me qytetin e Sarandës dhe Delvinës, me qëllim shkurtimin e kohës së lëvizjes së trafikut dhe krijimit të sigurisë dhe komoditeti për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Ndërtimi i rrugës Kardhiq – Delvinë, është një nga projektet e paketës transformuese për zhvillimin e infrastrukturës me impakt në ekonominë dhe turizmin e vendit. Kjo rrugë është cilësuar një nga akset më prioritare, që shkurton në 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana deri në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat