Shqipëria Postuar më 5 Mars 2025, 09:42

Përfundon rindërtimi i nënstacionit në Pogradec/ Balluku: Furnizim më i mirë për 20 mijë abonentë!

Nga Edel Strazimiri

Përfundon rindërtimi i nënstacionit në Pogradec/ Balluku:

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot se në qytetin e Pogradecit ka përfunduar puna për rindërtimin e nënstacionit elektrik i cili prek të gjithë qytetin, si dhe zonat turistike Drilon dhe Tushemisht.

“Përfundimi i punimeve për rindërtimin e nënstacionit të Pogradecit, një investim i OSSH, me trefish kapacitet të shtuar, i përgjigjet kërkesës në rritje dhe zhvillimit të zonës me 20 mijë abonentë”, u shpreh Balluku.

Përfundon rindërtimi i nënstacionit në Pogradec/ Balluku:

Ndërhyrja e realizuar nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) bëri të mundur modernizmin e këtij nënstacioni, duke rritur gjithashtu kapacitetin dhe fuqinë e tij për t’iu përgjigjur edhe zhvillimit të zonës.

Deri dje ky nënstacion kishte një fuqi prej 17 megash dhe nga sot do të ketë një nënstacion me 50 mega kapacitete të instaluara për një Furnizim më të mirë për 20 mijë abonentë.

Përfundon rindërtimi i nënstacionit në Pogradec/ Balluku:

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme
Shqipëria 5 Mars Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të ndjeshme të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 92.4 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video