Përfundon hartimi i Paketës Fiskale - Së shpejti paraqitet në Komision Parlamentar për diskutim

Hartimi i plotë i Paketës Fiskale ka përfunduar, ndërsa pritet të paraqitet së shpejti për diskutim në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Kjo Paketë parashikon faljen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vite për bizneset, por jo vetëm.
Përveç kësaj, gjatë prezantimit të projektbuxhetit, Ministri i Financave Petrit Malaj renditi gjithashtu edhe njëherë shpenzimet për shëndetësinë, bujqësinë, infrastrukturën dhe mbrojtjen dhe infrastrukurën.
“Shpenzimet e sektorit të shëndetësisë. 400 mijë pacientë me trajtimin e rimbursimit të barnave. Rikonstruksioni i një sërë spitalesh rajonale. Projektbuxheti 2026 garanton mbrojtje sociale për shtresat në nevojë. 16.3 miliardë lekë bujqësisë, 1.3 miliardë lekë më shumë në krahasim me 2025. Skema Kombëtare e Fermerëve dhe Subvencionimit të Naftës është shpenzimi kryesor në buxhet për fermerët, gjithashtu edhe Paketa Fiskale me 1.5 miliardë lekë për kompensimin e TVSH. Në sigurinë ushqimore, forcim i kontrolleve.
Financimin e rrugës Elbasan Lekaj, ndërtimi i rrugës Vaqarr-Kashar, zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, rehabilitimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, Tiranë-Rinas etj. 11.8 miliardë lekë për të gjitha këto. 5 miliardë lekë për Fondin e Rindërtimit.
Mbrojtja, 58.9 mld lekë, rreth 10.2 mld lekë më shumë se për vitin 2025. 69.3 mld lekë deri në 2028, deri në 3.8% të PBB deri në 2030. Shpenzimet e buxhetit vendor, 97.7 miliardë lekë. Projektbuxheti garanton rritjen e mirëqenies sociale”, tha Malaj.
“Reforma e Pensioneve, shtylla e buxhetit 2026” - Malaj: Në të njëjtën linjë është edhe rritja e pagës minimale në 700 euro deri në 2029
“Shtylla themelore e këtij buxheti është padiskutim Reforma e Pensioneve, që do të nisim në vitin e ardhshëm dhe do të shtrihet deri në vitin 2030”. Kështu......
SHBA, drejt rihapjes së qeverisë - Palët arrijnë kompromis për legjislacionin e ri
Senati i Shteteve të Bashkuara ndërmori hapin e parë për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në histori të qeverisë, pasi një grup demokratësh të moderuar......
Socialistët fitojnë bindshëm 5 bashkitë - Diferencë e thellë me kandidatët e pavarur
Vlora, Berati, Cërriku, Mati dhe Tepelena tashmë kanë kryetarët e rinj të zgjedhur. Gara u fitua bindshëm nga socialistët, duke lënë pas me një diferencë të......
Zgjedhjet lokale në Kosovë - LVV dhe LDK fitojnë në total nga 7 komuna secila
Beteja finale për pushtetin lokal në Kosovë është mbyllur të dielën me balotazhin e zhvilluar në 18 komuna. Mbi 32.5 për qind e qytetarëve kanë shfrytëzuar......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan duket se ka humbur pikë gjatë fundjavës duke regjistruar zbritje në raport me javën që lamë pas teksa është blerë sot me 83 lekë dhe është......
Projektbuxheti, Serbia planifikon 3% deficit - Të ardhurat totale planifikohen të arrijnë 20.6 miliardë euro
Qeveria e Serbisë miratoi projektbuxhetin për vitin 2026 me një deficit fiskal që përputhet me 3% të Produktit të Brendshëm Bruto (BPB) të parashikuar. Të......
Greqi, shtohen investimet e huaja direkte - OECD: Gjatë vitit të kaluar stoku arriti në 72 miliardë euro
Besimi në ekonominë greke tregohet nga flukset e larta të investimeve të huaja direkte (IHD) në Greqi, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga OECD. Në......
Kosovë, përmbyllet balotazhi në 18 komuna, LDK-ja force e pare, fiton edhe Prishtinën
Në Kosovë është përmbyllur balotazhi i zgjedhjeve vendore. Në 18 komuna, qytetarët zgjodhën kryetarët e rinj, përfshirë në qendra të mëdha, si Prishtina,......





