Përfundon aksi Shëngjin-Velipojë/ Rama: Vlerë e shtuar për turizmin në veri të vendit!
Kryeministri Edi Rama përcolli këtë mëngjes një video me pamje nga aksi i ri rrugor, tashmë i përfunduar, Shëngjin-Velipojë, duke e cilësuar atë si një vlerë të shtuar për turizmin në veri të vendit.
“Me videokartolinën e rrugës së bukur Shëngjin-Velipojë, ndërtimi i shumëpritur i të cilës mbaroi, duke krijuar një vlerë të shtuar për Lezhën e për Shkodrën turistike, qysh prej kësaj vere”, shkruan Rama.
Aksi Shëngjin-Velipojë konsiderohet një aks i rëndësishëm dhe me hapjen e tij do të krijohet një bosht i ri në një zonë me potencial shumë të madh zhvillimi turistik.
Nga Porti i Shëngjinit rruga i ngjitet shpatit me një lartësi 100-120 metra mbi nivelin e detit dhe ruan të paprekur plazhin e Shëngjinit, Ranën e Hedhun dhe plazhet e tjera të zonës. Më pas lidhet me infrastrukturën e Velipojës. Kjo rrugë do të bëjë lidhjen e dy qendrave kryesore turistike.
Sondazh

Berisha: Vlora do të jetë një zonë e lirë industriale
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me elektoratin në qytetin e Vlorës. në fjalën e tij, kryedemokrati tha se Vlora do të......

Kush është kandidati tipik për deputet? Burrë, mbi 40 vjeç, jeton në Tiranë dhe është i përfshirë në politikë
“Scan Intel” ka sjellë shpesh herë profile të ndryshme bazuar në të dhënat zyrtare nga INSTAT apo EUROSTAT, duke dalë në një “identikit” të një shqiptari......

Kryeministri Rama: Në mandatin e parë, shlyem borxhet. Rruga Tiranë-Elbasan ishte pa projekt
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, morën pjesë në një një takim lidhur me prezantimin e programit për infrastrukturën 2030.......

Hekurudhat, Balluku prezanton linjat e reja: Lidhim qytetet me aeroportet dhe portet
"Shqipëria ka hyrë në një kapitull të ri të zhvillimit. Nëse flasim që po hedh drejt Europës, ne duhet të operojmë me të njëjtat instrumenta siç operon çdo......

Fermerët, më pak kosto prodhimi? Premtimi i PSD-së: Rrisim kompensimin e TVSH-së nga 6% në masën 8%
Në proframin e saj, Partia Social Demokrate (PSD) ka premtuar rritjen e kompensimit të TVSH-së për fermerët nga 6% në 8%, me qëllimin për të garantuar më......

Balluku: Unaza Çajupi dhe Rruga e Vjosës akse që ngjallin ekonomitë rajonale të Jugut
"Unaza e Çajupit, është një tjetër rrugë panoramike që lidh në mënyrën më poetike një pjesë të Zagorisë, me Gjirokastrën, Libohovën e Cajupin. E gjithë kjo......

Balluku: Dhërmi - Sarandë një rrugë krejtësisht e re, do të jetë një vepër sfiduese
"Ka ardhur koha për një hvillim tjetër. ne nisim dizejnimin e disa rrugëve që lidhin rajone të ndryshme, duke rritur kapacitetet ekonomike, bazuar mbi......

Lidhje alternative me Maqedoninë e Veriut, Balluku: Tunel 6 km në Bushtricë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku, ishte sot e pranishme në aktivitetin Infrastruktura, arritjet dhe Sfidat për......