Përfundon 70% e punimeve në aksin Fier - Kthesa e Patosit - Fratar/ Investimi, më shumë lehtësi në qarkullim dhe zhvillim ekonomik i zonës

Realizohet rreth 70% e punimeve në projektin e rehabilitimit të aksit Fier -Kthesa e Patosit-Fratar, një ndër investimet më të rëndësishme në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë zonë. Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektoi në fundjavë ecurinë e punimeve në kantier, ku u vlerësua progresi i deritanishëm dhe ritmi i qëndrueshëm i zbatimit të projektit.
Gjatë inspektimit, u theksua se punimet po vijojnë sipas planifikimit dhe se deri tani është përfunduar ndërtimi i një segmenti të ri prej rreth 3.7 kilometrash në zonën e Povelës. Ky segment i ri përbën një ndër ndërhyrjet më të rëndësishme të projektit, pasi pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe të rrisë sigurinë rrugore për përdoruesit e këtij aksi.
Aktualisht, puna është përqendruar në disa drejtime kryesore, ku vijon ndërtimi i veprave të artit, të cilat përfshijnë struktura të vogla e të mëdha inxhinierike, të domosdoshme për funksionimin e plotë të rrugës dhe garantimin e qëndrueshmërisë së saj në kohë. Paralelisht, po kryhet edhe stabilizimi i zonave problematike ku janë evidentuar rrëshqitje të tokës, një proces i rëndësishëm për sigurinë e projektit në tërësi.
Një tjetër komponent i rëndësishëm i punimeve është edhe shtrimi i shtresave përgjatë aksit ekzistues, i cili synon përmirësimin e cilësisë së lëvizjes dhe rritjen e komoditetit për drejtuesit e automjeteve. Të gjitha këto ndërhyrje po realizohen me qëllim final, modernizimin e plotë të segmentit rrugor.
Ky investim pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe social të zonës, duke lehtësuar lidhjet mes komuniteteve dhe duke përmirësuar ndjeshëm sigurinë rrugore.
Përfundimi i projektit do të sjellë infrastrukturë më të qëndrueshme dhe më efikase për të gjithë drejtuesit e mjeteve.
1.5 milionë shqiptarë, miliarda euro/ A do ta përballojë Greqia faturën e pensioneve?
Çështja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Greqisë është bërë një nga temat më të diskutuara vitet e fundit, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve......
Barclays rrit parashikimin e Brent për 2026-ën në 100 usd/ Shkak, ndërprerja e zgjatur e ngushicës së Hormuzit
Të premten, Barclays rriti parashikimin e saj për naftën bruto Brent për vitin 2026 në 100 dollarë për fuçi nga 85 dollarë, duke përmendur bllokimin në......
'Paga minimale 500 euro, nis nga muaji korrik/ Kurti: Pagë e 13-të në sektorin publik
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar rritjen e pagës minimale në 500 euro nga 1 korriku. Ai tha se paga minimale është rritur......
Mbi 22 mijë vende pune të kontrolluara gjatë Marsit/ 782 masa administrative për subjektet me shkelje
Gjatë muajit mars 2026, inspektimet në subjektet private dhe publike janë intensifikuar, me qëllim garantimin e respektimit të legjislacionit të punës,......
Rreth 11 milionë euro për zgjedhjet e 7 Qershorit/ KQZ miraton buxhetin për procesin në Kosovë
Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë kanë dhënë miratimin për buxhetin e parashikuar për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7......
“Boom” i transfertave në euro brenda Shqipërisë/ AIPS EURO regjistron mbi 106 mijë transaksione në tremujorin e parë
Tre muajt e parë të 2026 kanë qenë mjaft pozitivë për sistemin AIPS EURO, me një numër dhe vlerë transfertash konsiderueshëm më të lartë se në......
Ibrahimaj: Shqipëria, një vend biznesi me potencial në rritje për kompanitë gjermane
Në kuadër të Konferencës së Fondacionit Konrad Adenauer dhe Alumni BBUG me temë “Shqipëria si vend biznesi – Perspektiva për kompanitë gjermane dhe......
Administrata publike, më tërheqëse në 2025 - Rritet numri, 20 aplikime për një pozicion pune
Departamenti i Administratës Publike ka publikuar raportin vjetor për vitin 2025, ku evidentohet një rritje e interesit për punësimin në administratën......


