Përfundojnë punimet për mbrojtjen e Urës së Milotit - Garantohet qarkullim më i sigurt për përdoruesit e rrugës

Në urën auto-hekurudhore të Milotit, 788 metra të gjatë kanë përfunduar ndërhyrjet për mbrojtjen dhe stabilizimin e pilave të dëmtuara në aksin e rrugës së vjetër. Punimet përfshinë pastrimin dhe sistemimin e zonës përreth 32 pilave, nivelimin e shtratit të lumit, betonimin e themeleve në lartësi 1.5–2.5 m, si dhe përforcimin e tyre me një qilim mbrojtës prej blloqesh gabioni të lidhura, sipas projektit teknik.
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektoi situatën në terren. Ndërhyrjet e kryera rrisin sigurinë dhe qëndrueshmërinë e urës, duke garantuar qarkullim më të sigurt për përdoruesit e rrugës dhe mbrojtje më të mirë të infrastrukturës në këtë segment të rëndësishëm. Sipas parashikimeve, këto masa do të zgjasin jetëgjatësinë e urës për të paktën 5 deri në 10 vjet.
Brenda pak ditësh pritet nisja e qarkullimit në këtë segment, çka do të lehtësojë trafikun drejt veriut të vendit dhe sidomos zonave turistike në Lezhë dhe Shkodër.
Në korrik të vitit të kaluar, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, morën vendimin për mbylljen e plotë të urës auto-hekurudhore të Milotit, pas një inspektimi të detajuar teknik që evidentoi probleme serioze në qëndrueshmëri dhe siguri.
"Ura auto-hekurudhore e Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, paraqiste një rrezik serioz për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit, si pasojë e dëmtimeve të konsiderueshme në themelet mbështetëse, erozionit të theksuar në bazament, për shkak të shfrytëzimit të pakontrolluar të zhavorrit të lumit dhe gërryerjeve në të gjithë shtratin lumor.
Që nga mbyllja e saj dhe aktualisht për qarkullimin e automjeteve po përdoren rugët alternative si ajo kryesore Lezhë-Milot dhe Rruga e Kombit. Ndërkohë, ndërtimi i urës krejtësisht të re është parashikuar nga ARRSH si pjesë e programit “100 Ura”, i cili realizohet me mbështetjen e Bankës Botërore.
Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut - Manja: Nuk ka shkelje të masës së mëparshme dhe as ndryshim akuze
Me 82 vota kundër dhe 47 vota pro, Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimitt ë Organizuar për heqjen e imunitetit......
Luhatje të ndjeshme në tregun valutor – Forcohen Dollari dhe Paundi
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të kuotës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.6 lekë......
Rritje e fortë e Airbnb në Shqipëri, gati 23 mijë prona aktive/ Listimet janë rritur me 70% që nga viti 2022, Tirana kryeson tregun
Një studim i publikuar nga Investropa tregon se tregu i qirave afatshkurtra në Shqipëri po zgjerohet me ritme të shpejta. Që në nisje të 2026-ës, në vend......
Kontrolle më të forta për paratë e dyshimta - Rregulla të reja për bankat, bizneset dhe transparencën e pronarëve të kompanive
Përfshirja për herë të parë në ligj e financimit të armëve të shkatërrimit në masë, kontroll më i fortë mbi pronarët realë të kompanive dhe mbikëqyrje më e......
A do sjellë lufta forcimin e Euros? - Analiza/ Kursi i këmbimit dhe çmimet e naftës, goditje e dyfishtë në ekonomi
Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri së pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme, pritet të sjellë pasoja në të gjithë zinxhirin e furnizimit. Sipas një......
Paralajmërohen Belgjika, Bullgaria dhe Sllovenia - Komisioni Europian ka nisur procedurat kundër tre shteteve anëtare
Komisioni Evropian u ka dërguar paralajmërime zyrtare Belgjikës, Bullgarisë dhe Sllovenisë për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në përafrimin e......
Qeveria zgjeron skemën e financimit për organizatat rinore - Grantet shtetërore mund të përfitohen edhe nga grupet joformale
Individët të cilët përfitojnë nga grantet shtetërore për projektet rinore, tashmë do të kenë më shumë mundësi për financim. Qeveria ka miratuar disa......
Shtohen të mirëpaguarit në tregun e punës/ Nga paga minimale, te ato të larta. Si ndryshoi shpërndarja brenda një viti
Në tremujorin e fundit të vitit 2025 vërehet një lëvizje e lehtë e strukturës së pagave drejt niveleve më të larta, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit......


