Shqipëria Postuar më 4 Nëntor 2024, 15:56

Përfundimi i punimeve, ARRSH: Nga 5 nëntori mbyllet tuneli i Llogorasë!

Nga Edel Strazimiri

Përfundimi i punimeve, ARRSH: Nga 5 nëntori mbyllet tuneli i

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se Tuneli i Llogorasë, në Vlorë do të mbyllet duke nisur që nga data 5 nëntor, me qëllim përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për dorëzimin e plotë të këtij projekti.

Në njoftim ARRSH kërko mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve sikurse edhe të banorëve të zonës.

Sipas njoftimit punimet po kryhen pas përfundimit të sezonit veror ku hapja e Tunelit të Llogorasë, lehtësoi qarkullimin e mjeteve si dhe shkurtoi kohën e udhëtimit.

Tuneli i Llogorasë u hap më 5 korrik të këtij viti, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve drejt Rivierës dhe duke shkurtuar kohën e udhëtimit në 8 minuta nga 40 minuta që ishte para hapjes së tunelit.

Sondazh

Poll
Dosja E 4 Nëntor Kreshnik Kuçaj

Dosja E

E enjte, 20:00

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat