Përfitimet e rentës nga bashkitë - Kërkesat shumëvjeçare për rritjen e transfertës, shkak ndikimet negative në territor

Teksa në Kuvend po diskutohet propozimi për rritjen e transferimit të rentës minerare në 25% për bashkitë ku zhvillohet aktiviteti nxjerrës, ky parashikim nuk do të ishte i ri, pasi ka qenë i përcaktuar me ligj edhe para vitit 2015.
Në atë kohë, legjislacioni pësoi ndryshime me argumentin se në realitet bashkitë nuk e përfitonin shumën që iu takonte dhe përcaktoi që transferta të ulej në 5%, por me procedura më të lehtësuara. Por, edhe procedura e re nuk rezultoi pa komplikime për njësitë e qeverisjes vendore, çka ka sjellë mospërfitimin e plotë edhe të masës 5%.
Gjithsesi, disktutimi për ndarjen e rentës mes pushtetit qendror dhe atij vendor nuk është i ri, por pavarësisht premtimeve të vazhdueshme, deri më tani nuk ka patur asnjë ndryshim. Edhe një vendim i vitit 2018, i Grupit Ndërministror të Punës për Hartimin e një Platforme Afatgjatë për Zhvillimin e Zonave me Aktivitet në Industrinë Nxjerrëse dhe Përpunuese, që kërkonte rritjen e transfertës deri në 50%, nuk u finalizua. Grupi i punës ishte në varësi të kryeministrisë, ndërsa vendimi i kërkonte Ministrisë së Financave të propozonte ndryshimet ligjore, duke theksuar se paratë do të duhej të përdoreshin për projekte me vlerë sociale, siç janë spitalet, qendrat shëndetësore, shkolla, çerdhe, qendra sporti, rrugë, etj, si dhe për përmirësimin e mjedisit.
Shpesh herë ekspertët kanë argumentuar se të ardhurat nga renta nuk mund të krahasohen me impaktin negativ që kanë në infrastrukturë dhe mjedis industritë nxjerrëse, duke kërkuar rritjen e përfitimeve për bashki që kanë nivel të lartë varfërie, pavarësisht pasurive natyrore të tyre. Sipas një vlerësimi të kryer nga Shoqata për Autonomi Vendore dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, 25% e bashkive zotërojnë në territorin e tyre pasuri të mëdha natyrore dhe në to ndodhen 40 - 48% e licencave aktive. Ndër më kryesoret janë Bulqiza, Patosi, Kukësi, Roskoveci, Selenica, Dimali, Skrapari, Fushë-Arrëzi, Mati, Mallakastra, etj.
Renta minerare është një taksë që paguhet nga kompanitë që operojnë në industrinë nxjerrëse në momentin e shitjes së produktit. Për hidrokarburet, renta llogaritet duke aplikuar një normë prej 10%, për kromin, bakrin dhe hekur-nikelin, ajo është në masën 6%, ndërsa për mineralet e tjerë varion nga 4%-10%.
“25% e rentës minerare, tek bashkitë” - Pr.ligji/ Përfshihen edhe të ardhurat nga nafta dhe gazi
Një propozim i ri ligjor synon të ndryshojë mënyrën e shpërndarjes së të ardhurave nga renta minerare në vend. Propozimi, i depozituar nga deputeti Bujar......
Sa na kushton të komunikojmë përmes celularit? Mesatarisht 192 dollarë në vit. Ballkani dhe Shqipëria, me kosto mesatare
Një nga shpenzimet me të cilat përballemi çdo muaj janë edhe paratë që shkojnë për komunikimin dhe përdorimin e internetit në ofertat celulare. Por sa......
Bizneset sllovene, gati për të investuar në Shqipëri - Musabelliu: Brenda 5 vitesh ekonomia jonë do të jetë ndryshe
Është mbajtur në Tiranë Forumi i Biznesit dhe Ekonomisë Shqipëri–Slloveni, një platformë që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Forumi......
Groenlanda thyen rekordin e temperaturës - E zhvendos ekonominë nga peshkimi, te mineralet
Groenlanda, ishulli Arktik i lakmuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, përjetoi janarin më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë këtë vit. Trump ka......
Transformimi digjital është kritik për Gjermaninë - Vendi po e “përqafon” inteligjencën artificiale me shpejtësi të plotë
Ndryshimi digjital është “kritik” dhe inteligjenca artificiale (IA) do të jetë çelësi i kësaj për të ardhmen e Gjermanisë, tha ministri për transformimin......
ARRSH: Bora bllokon plotësisht aksin Qafë Thore-Theth
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar......
OSHEE, verifikim kontratave të energjisë - Kontrollet në terren zbulojnë biznese të tarifuara si konsumatorë familjarë
Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group, ka intensifikuar kontrollet në terren për verifikimin e kontratave të energjisë elektrike, me qëllim......
Shqiptarët kursyen më shumë vitin e kaluar/ Totali i depozitave arriti 1.48 trilionë lekë, me rritje të fortë në gjysmën e dytë të vitit
Shqiptarët e mbyllën vitin 2025 me një nivel rekord kursimesh, duke mbajtur rreth 1.48 trilionë lekë në depozita bankare. Gjatë gjithë vitit, depozitat......


