Shqipëria Postuar më 22 Nëntor 2024, 12:22

Përfitimet e anëtarësimit të Shqipërisë në SEPA - Ekspertët: Hap pozitiv në rrugën e integrimit në BE, përfitojnë edhe turistët

Nga Lidion Kulla

Përfitimet e anëtarësimit të Shqipërisë në

Anëtarësimi zyrtarisht i Shqipërisë në SEPA, që është zona e vetme e pagesave në Euro, përkthehet në kohë më të shpejtë dhe kosto më të ulëta për transfertat.

Sipas ekspertit të taksave, Edvin Stefani, nga ky anëtarësim do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset shqiptare, por edhe të huajt që vijnë për turizën në Shqipëri.

Ndërsa për ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare, ky është një lajm shumë i mirë edhe në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, sepse praktikisht sistemi bankar i vendit është integruar në atë europian.

Të enjten Shqipëria u bë zyrtarisht pjesë e kuadrit gjeografik të skemës së pagesave të SEPA, ndërsa pjesëmarrja e institucioneve financiare shqiptare në këtë këtë skemë do të mundësohet duke filluar nga prilli i vitit të ardhshëm.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat