Përdorimi i brigjeve të detit për plazhe, qeveria miraton modelin e marrëveshjes

Në mbledhjen e saj të sotme qeveria miratoi modelin tip të marrëveshjes, që lidhet ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe investitorëve, për përdorimin e brigjeve të deteve, liqeneve, lumenjve si stacione plazhi. Sipas vendimit në rastet kur Komiteti i Investimeve Strategjike nuk ka përcaktuar afat kohor për përdorimin e brigjeve si stacione plazhi, afat vendoset në funksion të realizimit të projektit investues strategjik.
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MODELIT TIP TË MARRËVESHJES, QË LIDHET NDËRMJET AGJENCISË KOMBËTARE TË BREGDETIT DHE INVESTITORIT, PËR PËRDORIMIN E BRIGJEVE TË DETEVE, LIQENEVE, LUMENJVE SI STACIONE PLAZHI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit dhe të ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e modelit tip të marrëveshjes, që lidhet ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe investitorit, për përdorimin e brigjeve të deteve, liqeneve, lumenjve si stacione plazhi, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Në rast se vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike nuk ka përcaktuar afat kohor për përdorimin e brigjeve të deteve, liqeneve, lumenjve si stacione plazhi, atëherë ky afat do të jetë në funksion të realizimit të projektit investues strategjik, por jo më shumë se afati i përcaktuar në pikën 2, të nenit 29, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
3. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R YE M I N I S T R I
EDI RAMA
Firmoset plani operacional Dogana–Tatime për monitorimin e tregut të karburanteve, kohëzgjatja deri më 30 qershor
Sipas një njoftimi të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe dy drejtorive vartëse të saj Tatimeve dhe Doganave, palët kanë firmosur një plan të......
Forcohet kontrolli kufitar: Beja takim me UNODC për luftën kundër trafiqeve
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi sot një takim me një delegacion të UNODC, (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin), të......
Malaj: Ekonomia pritet të rritet mesatarisht me rreth 4% gjatë periudhës 2027–2029
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot në daljen për mediet pas mbledhjes së qeverisë, se, përgjatë periudhës 2027–2029 është parashikuar një......
Pagesat e mëdha në euro me AIPS arrijnë kulmin - BSH: Rreth 25% më shumë transaksione në 2026-tën
Viti 2026 ka nisur me një aktivitet të lartë të pagesave bankare me vlera të mëdha në vend. Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë......
Qeveria u kërkon kompanive të naftës: Kujdes me rezervën/ Ibrahimaj: Po monitorojmë tregun përditë, ja pse kemi çmime të larta
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj nuk e përjashton mundësinë e uljes së taksave të naftës e më specifikisht akcizës, për të ulur çmimin final. Teksa......
SHBA, ligj për uljen e çmimeve të banesave - Tregut amerikan i mungojnë 4 milionë banesa të reja
Republikanët dhe demokratët në Kongresin Amerikan po mbështesin legjislacionin për të inkurajuar strehim më të përballueshëm, në një shembull të rrallë të......
Pasojat e konfliktit, Spanja e vetmja në BE që përballon - Fatura të lira falë investimeve në energjinë e rinovueshme
Lufta e Iranit e ka zhytur botën në një krizë energjitike brenda natës. Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe ulja e eksporteve të energjisë në Lindjen e......
Porti i ri në Porto Romano, tërhiqet kompania ofertuese/ Karakaçi: Shkak kostot ekonomike, arsyet politike nuk do ta frenojnë projektin
Ofertuesi për ndërtimin e Portit të ri Tregtar në Porto Romano është tërhequr për arsye ekonomike. Në daljen për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministri i......


