Përditësim në listën e shpronësimeve për Portin e Ri të Durrësit - 121 pronarë jashtë listës, kompensime mbi 815 milionë lekë
Zbatimi i projektit të “Portit të Ri të Integruar të Durrësit në Porto Romano”, tashmë ka kaluar në një etapë tjetër. Në Fletoren Zyrtare, është botuar lista e 121 pronarëve të cilët do të hiqen nga lista e shpronësimeve, për arsye se këto pasuri janë jashtë konturit të projekt zbatimit për fazën e parë.
Por, përsa i përket vlerës totale paraprake të shpronësimit, nga 821,355,192.40 (tetëqind e njëzet e një milionë e treqind e pesëdhjetë e pesë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e dy pikë dyzet) lekë, do të bëhet 815,696, 300.40 (tetëqind e pesëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e treqind pikë dyzet) lekë.
Sipas publikimit në Fletoren Zyrtare, personat që preken nga ky projekt të cilët kanë emrin në tabelën e dhe personat të cilët preken, por nuk figurojnë në këto lista, jo më vonë se 15 ditë nga publikimi në Fletoren Zyrtare, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, si edhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e procedurave të shpronësimit, pranë Autoritetit Portual të Durrësit sh.a., si dhe në Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin.
Ky projekt pritet të jetë një investim i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturën e transportit në Shqipëri, duke krijuar mundësi të reja për bizneset dhe tregtinë në rajon.

Greqia, lider evropian në mbulimin 5G - Vendi shënon përparime të mëdha në infrastrukturën digjitale
Greqia ka përparuar në infrastrukturën digjitale, duke u shfaqur si një nga performuesit më të mirë në Bashkimin Evropian për mbulimin e rrjetit 5G. Raporti......

Franca ndalon pirjen e duhanit në hapësira publike - Vendimi përfshin plazhet, parqet dhe zonat pranë shkollave
Franca planifikon të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe, në parqe, jashtë shkollave dhe në hapësira të tjera publike nga 1 korriku, për të ulur rrezikun e......

Faturë për energjinë e vjedhur - Dëm ekonomik, në 4 muaj janë penalizuar 90 konsumatorë
90 konsumatorë u faturuan nga Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë Elektike për dëm ekonomik gjatë 4-mujorit të parë të vitit. Faturimet përfshijnë dëme të......

Turizmi në hov investimesh/ Kredia për akomodimin dhe shërbimin ushqimor shënon rekord historik
Në muajin Maj 2025, huatë e reja të dhëna për korporatat jofinanciare private u vlerësuan në 22.96 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej 2.9%, krahasuar......

Balluku inspekton punimet në rrugën e Ksamilit - Cilat janë projektet infrastrukturore për vijën bregdetare të jugut?
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, inspektoi kantierin e punimeve në rrugën e Ksamilit. Kjo rrugë në......

Apple i “nënshtrohet” BE-së - Ndryshon rregullat e App Store për t'u përshtatur me ligjet e bllokut
Apple ka ndryshuar rregullat dhe tarifat në App Store në Bashkimin Evropian, pasi rregullatorët e bllokut urdhëruan që kompania të hiqte barrierat......

TEG sjell emocionet e “Formula 1” në kryeqytet - Gokart, aktivitete për fëmijë dhe ekspozitë makinash
Tirana pritet të përjetojë emocionet e pistave të garës më popullore në botë këtë verë, me mbërritjen në ekranin e Cineplexx më 26 qershor të filmit “Formula......

Britania drejt anëtarësimit në paktin doganor evropian? - Konventa do t'u jepte eksportuesve më shumë fleksibilitet në tregti
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të konsultohet me bizneset nëse vendi duhet t'i bashkohet një marrëveshjeje doganore evropiane për të thjeshtuar......