Përcaktohen zonat e vreshtave për verën - Projektligji/ Fuqizim i varieteteve autoktone, rritje e eksporteve

Sektori i vreshtarisë dhe verës përfaqëson një nga degët me potencial të lartë të zhvillimit të bujqësisë shqiptare. Tradita shumë shekullore e kultivimit të hardhisë në Shqipëri, e shoqëruar me një diversitet të lartë varietesh autoktone, krijon një bazë të fortë për prodhimin e verërave cilësore dhe konkurruese në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Mungesa e një sistemi të qartë zonimi dhe klasifikimi të territoreve sipas karakteristikave klimatiko-pedologjike ka qenë deri tani një pengesë në valorizimin e plotë të potencialit që ofron vendi.
Për këtë arsye, Ministria e Bujqësisë ka hedhur për konsultim publik, projektligjin për “Përcaktimin e zonave të prodhimit të rrushit për verë”, i cili propozon zonat e prodhimit të rrushit për verë, bazuar në njohuritë më të mira shkencore dhe social-ekonomike të disponueshme, të siguruara nga institucionet përgjegjëse kombëtare.
Referuar relacionit, përcaktim i zonave homogjene për kultivimin e vreshtave përfaqëson një hap vendimtar për pozicionimin e verërave shqiptare në tregun e BE-së dhe në tregun global, duke lidhur trashëgiminë e pasur tradicionale me teknologjinë moderne dhe standardet ndërkombëtare.
Objektivat që priten të arrihen janë klasifikimi zyrtar i zonave të prodhimit të rrushit për verë; Krijimi i një baze shkencore për zonimin; Krijimi i zonave homogjene të përshtatshme për kultivimin e varieteteve autoktone si: Kallmet, Sheshi i Zi, Sheshi i Bardhë, Vlosh, Serina dhe Debina.
Integrohet sektori shqiptar i prodhimit të verës në praktikat e zakonshme të BE-së për verën dhe rrushin; Mundësohet mbrojtja e varieteteve autoktone përmes certifikimit dhe përfshirjes së tyre në skemat e cilësisë; Ofrohet një bazë shkencore për orientimin e investimeve dhe mbjelljeve të reja, duke maksimizuar rendimentin dhe cilësinë.
Ky proces konsiderohet si i domosdoshëm për përfshirjen e verërave shqiptare në skemën e cilësisë së Bashkimit Evropian (Treguesit Gjeografikë të Mbrojtur-TGJM, Emërtimet e Origjinës së Mbrojtur-EOM, termat tradicionalë etj.) të cilat sot dominojnë tregun e verërave evropiane.
Aktualisht është bërë një studim, sipas të cilit, shumica e zonave të ulëta dhe kodrinore të Shqipërisë (me lartësi <600 m) janë optimale për kultivimin e varieteteve të rrushit për verë dhe po ashtu zonat bregdetare dhe kodrat e buta të Shqipërisë së Mesme dhe Jugut shfaqin kushte shumë të përshtatshme për kultivarët me pjekje të hershme dhe të mesme. Pjerrësitë midis 5-15% rezulton se janë ideale për cilësi të lartë të rrushit për verë.
Drafti i ri “Për lobimin”, regjistër publik për transparencë - Bizneset në lupë/ Do të deklarohen kontaktet dhe shpenzimet
Një projektligj i ri “Për lobimin” është depozituar në Kuvend. Ky draft synon të formalizojë dhe të bëjë të gjurmueshëm ndikimin mbi vendimmarrjen publike,......
Deklarimet e DIVA-s, Tatimet: Ja si përfitohet kompensimi për fëmijët
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë detaje për mënyrën se si përfitohet dhe se si aplikohet për të......
Viti 2025 mbyllet me inflacion mesatar 2.2%/ Qiraja dhe ushqimet i dhanë shtysën më të madhe normës së fundvitit
Inflacioni i dhjetorit zakonisht shfaq një rritje më të lartë krahasuar me muajt e tjerë, për shkak të kërkesës së shtuar gjatë festave dhe shpenzimeve......
Serbia preferon kreditë kineze - Merren më shpejt dhe me më pak kushte politike, por mungon transparenca
Rreth 11 për qind e borxhit të jashtëm të Serbisë përbëhet nga detyrime ndaj Bankës Shtetërore Kineze Export-Import (EXIM), sipas raportit të fundit të......
Trump anulon sulmin e dytë ndaj Venezuelës - “Po bashkëpunojmë mirë. Kompanitë e naftës do të investojnë 100 mld USD”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se kishte anuluar një seri të dytë sulmesh të planifikuara ndaj Venezuelës, pasi vendi i Amerikës së Jugut......
Prodhuesit e verës, deklarime deri më 15 Janar - Rregullorja e re/ Detyrim për sipërfaqet e kultivuara dhe sasinë e produkteve
Informaliteti i lartë në sektorin e verës ka bërë që qeveria të marrë masa me qëllim krijimin e një database të plotë me të dhëna të detajuara. Qeveria ka......
Roaming Free në rajon, çfarë po fitojnë bizneset shqiptare? RCC: 44% e tyre shohin lehtësim në komunikim, 31% raportojnë ulje kostosh
“Roaming Free” në Ballkanin Perëndimor ka sjellë ndryshime të prekshme në mënyrën se si bizneset operojnë në rajon, por ndikimi i tij nuk ka qenë i njëjtë në......
KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë - Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura
Teksa prurjet në Kaskadën e Drinit kanë shënuar nivele të larta si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shitur......


