Përballueshmëria e blerjes së pronës, ku renditet Tirana? Kreditë e larta dhe të ardhurat e ulëta shtrenjtojnë blerjen e shtëpive në rajon
Sipas indeksit më të fundit të përballueshmërisë së banesave nga Numbeo, qytetet e Europës Juglindore vijojnë të përballen me vështirësi të theksuara për blerjen e pronave, ku raporti mes të ardhurave dhe kostos së banesave mbetet i pafavorshëm. Në këtë panoramë, Tirana renditet ndër qytetet me përballueshmërinë më të ulët, me vetëm 0.7 pikë dhe një raport çmim/të ardhura 17.6 pikë, duke treguar se blerja e një shtëpie kërkon shumëfishin e të ardhurave vjetore të një familjeje mesatare.
Krahasuar me rajonin, situata mbetet e ngjashme ose edhe më e rënduar në disa raste. Beogradi paraqitet me një indeks edhe më të ulët (0.8) dhe barrë shumë të lartë kredie ndërsa Shkupi dhe Sarajeva qëndrojnë rreth nivelit 1 pikë, duke reflektuar një treg të ngarkuar për blerësit vendas. Edhe Podgorica dhe Prishtina shfaqin tregues të dobët, duke konfirmuar se problemi i përballueshmërisë është i përhapur në gjithë Ballkanin.
Në kontrast të fortë, qytetet e Europës Perëndimore dhe Veriore ofrojnë një tablo më të balancuar. Qytete si Aberdeen (indeksi 3.1), Cork (2.7) apo Glasgow (2.6) rezultojnë dukshëm më të përballueshme, falë kombinimit të të ardhurave më të larta dhe kostove më të qëndrueshme të banesave. Edhe në vende si Gjermania apo Holanda, indeksi luhatet kryesisht mbi nivelin 1.5–2.4 pikë
Të dhënat sugjerojnë se, ndonëse çmimet absolute të banesave në Ballkan janë më të ulëta se në Europën Perëndimore diferenca me të ardhurat reale i bën ato më pak të përballueshme. Diferencat lidhen kryesisht me nivelin e të ardhurave, duke lënë hapësirë për përmirësim gradual në vitet në vijim. Për Shqipërinë dhe rajonin, kjo nënkupton një presion të vazhdueshëm mbi familjet, veçanërisht për blerësit e rinj, dhe sinjalizon nevojën për politika që rrisin të ardhurat ose stabilizojnë tregun e pasurive të paluajtshme.
Transaksionet mbi 10 mijë euro do të ndalohen - Kufizohet përdorimi i cash-it në veprimet tregtare
Qeveria vendos një kufi të ri për përdorimin e parasë cash në transaksionet tregtare, në kuadër të projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe......
Më shumë dalje jashtë vendit, portet fitojnë terren/ Pasiguria në Lindjen e Mesme orienton udhëtimet drejt Europës
Daljet e shtetasve shqiptarë nga vendi vijuan të rriten në tre muajt e parë të vitit, duke treguar një lëvizshmëri më të lartë krahasuar me të njëjtën......
Bankat shtojnë praninë fizike në vend - Viti 2025 solli ndryshime të forta në strukturën e tregut financiar shqiptar
Viti 2025 u mbyll me ndryshime të rëndësishme në strukturën e sistemit financiar të vendit me më pak zyra të këmbimit valutor, më pak subjekte financiare jo......
Transporti me legjislacion të ri - 45% e ligjeve kërkojnë përafrim të plotë me ligjet e BE deri në 2027
Qeveria synon të përshpejtojë harmonizimin e legjislacionit në sektorin e transportit me atë të Bashkimit Evropian, sipas Strategjisë Sektoriale të Transportit......
“Blini bileta avioni tani”! - Ministri spanjoll: Kostot më të larta të karburantit kërcënojnë të rrisin çmimet
Udhëtarët duhet të blejnë bileta avioni sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur rrezikun e çmimeve më të larta të shkaktuara nga shtrenjtimi i naftës......
“Shqipëria, prodhim i lartë nga burime të rinovueshme” - Reuters: Më e mbrojtur nga rritjet e ndjeshme të çmimeve të energjisë elektrike
Ndërsa lufta e Iranit prish rrjedhat globale të naftës dhe gazit dhe çmimet e energjisë rriten ndjeshëm, lumi Drin, i cili zbret përmes maleve të Shqipërisë......
Adoleshentet shqiptare, më të afta në botën digjitale/ Të dhënat e Eurostat, meshkujt janë më të prirur në programim
Në vitin 2025, vajzat e moshës 16–19 vjeç në Bashkimin Europian shfaqën nivele më të larta të aftësive në krijimin e përmbajtjes digjitale krahasuar me......
Sistem i ri i parkimit në Vlorë - Fondi 14.2 mln lekë, investim për menaxhimin e trafikut
Bashkia Vlorë ka shpallur hapjen e garës për implementimin e sistemit të parkimit për “Vlora Parking”. Fondi limit i parashikuar për këtë projekt është 14......


