Shqipëria Postuar më 25 Dhjetor 2024, 11:19

Për një Tiranë më të qetë! - Bashkia hap tenderin për reduktimin e ndotjes akustike

Nga Ernilda Luzi

Për një Tiranë më të qetë! - Bashkia hap tenderin

Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për krijimin e hartës strategjike të zhurmave. Fondi limit i përllogaritur i këtij projekti është rreth 5 milionë lekë.

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, qëllimi kryesor është krijimi i një harte strategjike për zhurmat, e cila do të sjellë një pasqyrë reale të ndotjes akustike në Bashkinë e Tiranës. Informacioni i gjeneruar nga kjo fushatë monitorimi do të mbështesë hartimin më tutje të masave, për të përcaktuar mënyrën e shmangies dhe masat për parandalimin, reduktimin dhe zhdukjen e efekteve të dëmshme të ekspozimit ndaj tyre, përfshirë bezdinë nga zhurmat. Kjo në funksion të rritjes së shkallës së mbrojtës së shëndetit dhe të mjedisit nga zhurmat.

Objektivi kryesor i hartës strategjike të zhurmave në Bashkinë Tiranë është të hartojë dhe implementojë një sistem të qartë dhe të qëndrueshëm, ku operatorët dhe aktivitetet që gjenerojnë zhurmë të jenë në përputhshmëri me standarde kombëtare të emetimit të zhurmës, sipas kushtëzimeve të vendosura në zonat përkatëse.

Bashkia Tiranë synon që të minimizojë efektet e padëshiruara në shëndetin publik, shkaktuar nga ekspozimi karshi ndotjes akustike. Krijimi i hartës strategjike për zhurmat në Bashkinë e Tiranës është një proçes i rëndësishëm për të identifikuar gjendjen bazë, nga ku më tutje kategorizohen zonat sipas burimeve dhe nivelit të ekspozimit.

Sipas dokumentit, në këtë proces do të përfshihen hulumtimet dhe monitorimet akustike, analiza e të dhënave mbi nivelet e zhurmës, si edhe konsultimet me komunitetin dhe ekspertët e fushës së ndotjes akustike.

Monitorimi zhurmës do të kryhet në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë, duke përfshirë intensitet më të lartë të pikave të monitoruara në zonat me densitet të lartë banimi dhe aktivitetesh dhe intensitet më të ulët në zonat periferike, rurale dhe zonat natyrore.

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat