“Për hebrenjtë, Shqipëria është shtëpi” - Rama: Samiti i përbashkët me Izraelin, mundësi për të garantuar sigurinë kibernetike

Samiti Shqipëri-Izrael bën bashkë 40 kompani inovative izraelite për të garantuar sigurinë kibernetike dhe për të forcuar ekonominë e Shqipërisë dhe rajonit përmes teknologjisë së fjalës së fundit. I pranishëm në hapje të Samitit ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se ky është një partneritet i ndërtuar mbi vlera të larta njerëzore dhe mirënjohje historike mes dy vendeve tona, që daton nga strehimi i hebrenjve në kohë vështirësie.
Ai falenderoi izraelitët për mbështetjen që ofruan, kur mbrotja kibernetike e vendit u thye nga iranianët.
“Në fakt ne qemë shumë të kënaqur kur Izraeli u soll si mik dhe na ofroi ndihmë dhe falë kësaj ndihme i mbijetuam këtij sulmi. Mësuam se duhet të investojmë dhe të ndërtojmë një sistem mbrojtjeje dhe nuk është e lehtë, sepse sistemi ynë duhet të siguronte mbrojtjen nga një kundërshtar jo i lehtë dhe ndërpremë çdo marrëdhënie me Iranin. Sot kemi një nivel tjetër të mbrojtjes kibernetike, falë ndihmës së Izraelit dhe talenteve të tij”, theksoi Kryeministri.
Sipas tij, përmes teknologjisë, vendi mund të bëjë shumë hapa përpara dhe për këtë gëzojmë mbështetjen e Izrelit.
“Besoj se nga kjo marrëdhënie që unë dëshiroj të forcohet dita-ditës me vendin dhe popullin tuaj, mund të shmangim disa gabime. Për hebrenjtë, Shqipëria është shtëpi, nuk ka antisemitizëm në Shqipëri. Kemi parë edhe rritje me 700% të vizitorëve hebrenj që vijnë në Shqipëri, kemi së fundmi një fluturim të drejtpërdrejtë dhe shpresoj të kemi sa më shumë shkëmbime me ju. Ne duam të mësojmë prej jush, të bëhemi më të mirë” tha ai.
Samiti Shqipëri-Izrael synon të zgjerojw edhe më tej bashkëpunimin midis dy vendeve.
Shqipëria nis vitin me shtesë natyrore negative/ Vdekjet tejkalojnë lindjet me 368 më shumë. Gjirokastra, më rënien më të madhe
Popullsia e Shqipërisë po përballet me tkurrje vit pas viti, kryesisht për shkak të uljes së numrit të lindjeve dhe emigracionit të lartë. Të dhënat......
Industria e qumështit përballë standardeve të BE - Raport për 253 subjekte. Qeveria, gati një plan mbështetjeje për sektorin
Subjektet që operojnë në industrinë e qumështit duhet të plotësojnë standardet që kërkon Bashkimi Europian, në mënyrë që të rezistojnë në treg pas......
Pse qumështi na kushton shumë? Fermat e vogla/ Një lopë në BE prodhon 2.5 herë më shumë se në Shqipëri
Integrimi europian i Shqipërisë do të kërkojë standarde më të larta në sigurinë ushqimore, gjurmueshmëri, higjienë dhe cilësi të lëndës së parë. Për sektorin......
“Negociatat për 3 kapituj me BE, drejt mbylljes” - Kryenegociatorja: Marrëdhëniet me jashtë, kërkimi shkencor dhe arsimi, më të avancuarit
Për kapitullin e marrëdhënieve me jashtë, kërkimin shkencor, arsimin dhe kulturën, Shqipëria i ka plotësuar kushtet për mbylljen e negociatave me BE. Kështu......
Shtëpia si formë biznesi, ku ia vlen të blesh në Tiranë? Apartamentet në periferi po rikuperojnë investimin më shpejt se zonat luksoze
Blerja e një apartamenti vazhdon të mbetet një nga format më të preferuara të investimit për shqiptarët, sidomos në Tiranë, ku tregu i pasurive të......
Kontroll skemave iraniane të pastrimit të parave - Thesari Amerikan u kërkon bankave vendase të rrisin vëmendjen
Në një përpjekje për të çmontuar sistemet e sofistikuara financiare të përdorura nga Irani për të anashkaluar kufizimet tregtare ndërkombëtare dhe për të......
Transformimi digjital vijon, rriten ndërveprimet në e-albania/ Gjatë muajit prill u kryen mbi 44 milionë transaksione
Platforma qeveritare e-Albania vijon të mbetet një nga mjetet kryesore të qytetarëve për marrjen e shërbimeve publike online. Gjatë muajit prill 2026,......
AAPSK financoi me 104.2 milionë lekë rikonstruksionin e ambjenteve të GJKKO-së
Ambjentet e reja të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), të inauguruara ditën e hënë, janë realizuar falë një mbështetjeje......


