Për çfarë kërkojnë të financohen më shumë fermerët?- Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Fermerët kanë pasur interes të lartë për të përfituar subvencione përgjatë këtij viti. 69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri të Bashkëpunimit Bujësor për të pasur akses nga fondet e vëna në dispozicion për financimin e sektorit bujqësor përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025.
Aplikimet e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi janë hapur më 14 Prill dhe janë mbyllur me 30 maj 2025. Por si ka qenë interesi i fermerëve sipas masave që do të mbështeten me fonde këtë vit?
Referuar të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, më shumë aplikime janë regjistruar për skemën e naftës, me afro 52.837 aplikime, e cila këtë vit ka ndryshuar pasi fermerët do të marrin pagesa cash.
Po ashtu, interes të lartë ka pasur për blegtorinë, me 10 095 aplikime, nga të cilat, 5670 janë për të imta dhe 4425 për gjedhë.
Për mbështetjen e bletarisë këtë vit janë regjistruar 4510 aplikime në total.
Për bimët aromatiko-mjekësore janë 1407 aplikime, për sera 893 aplikime, GLOBAL GAP 203 aplikime dhe ferma organike 26 aplikime.
Sa i takon shpërndarjes gjeografike, edhe këtë vit numri më i lartë i aplikimeve është në qarqet ku bujqësia dhe blegtoria është më e zhvilluar, si Fier, Korçë, Berat dhe Elbasan.
Pas aplikimit me vetëdeklarim në e-Albania, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural do të nisë procesin e verefikimit dhe plotësimin e dosjeve për secilin aplikant. Një pjesë e mirë e dokumentacionit gjenerohet direkt na e-albania, ndërsa pjesa tjetër duhet të dorëzohet nga fermerët.
Ndër kriteret kryesor është toka në pronësi apo përdorim të fermerëve përmes një kontrate qiraje të noterizuar si dhe mospasja e detyrimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Nga ana tjetër, për mbjelljet e bëra paraprakisht, apo për numin e krerëve në blegtori dhe numrin e koshereve në bletari, do të kryhet vereifikimi në terren. Pas përfundimit të të gjithë procedurës, do të nisë disbursimi i fondeve për fermerët.
Fondi është 3.2 miliardë lekë dhe do ti jepet më shumë prioritet në financim shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, të cilat do mund të përfitojnë në masën 100%.

Pensionistët, përjashtim nga taksa e pronës- Plani/ Bashkitë do të japin kartën për të moshuarit, heqje e taksës së automjeteve
Me qëllim reduktimin e varfërisë për të moshuarit, qeveria planifikon të krijojë lehtësi fiskale, të tilla si përjashtimi nga taksa e pasurive të patundshme......

Posta Shqiptare, sërish i vetmi ofrues i shërbimit universal?- Në korrik i mbaron kontrata. AKEP po shqyrton operatorë të tjerë të mundshëm
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare po shqyrton mundësinë që shërbimi universal në Shqipëri të mos ofrohet vetëm nga Posta Shqiptare, por edhe......

Qeveria shtrëngon kriteret për kazinotë- Ministria e Turizmit do të certifikojë hotelet me 5 yje
Në Vendimin e Këshillit të Ministrave, ndryshime janë parqitur për përcaktimin e procedurave të zhvillimit të garës si dhe të kritereve shtesë për të gjithë......

Tarifat nuk i “frikësojnë” kompanitë amerikane në Kinë- AmCham: Vetëm 13% planifikojnë të zhvendosin prodhimin në vende të tjera
Shumica e kompanive amerikane në Kinë nuk planifikojnë të largohen nga vendi pavarësisht sfidave të paraqitura nga tarifat, sipas një ankete nga Dhoma......

Meta siguron energjinë për “IA”- Arrin marrëveshje me një impiant bërthamor për 20 vjet
Meta njoftoi se ka arritur një marrëveshje për të mbajtur një reaktor bërthamor të një kompanie amerikane të shërbimeve në Illinois në funksion për 20......

Shqipëria, e para në Evropë për flukset turistike - Kumbaro: Rritje me 136%. Konfirmon suksesin e modelit shqiptar të turizmit
Edhe në tremujorin e parë të 2025, Shqipëria është renditur e para në Evropë për sa i përket mbërritjeve ndërkombëtare të turistëve. Sipas të dhënave nga......

Tarifat e SHBA rrezikojnë industrinë e peshkimit - Raporti i OKB paralajmëron për pasojat e tensioneve tregtare globale
Vendosja e një tarife prej 10 përqind nga Shtetet e Bashkuara për pothuajse të gjitha importet e peshkimit paraqet rreziqe për tregtinë globale në këtë......

Italianët votojnë për lehtësimin e kërkesave të shtetësisë - Referendumi përfshin pyetje për ndryshimet në tregun e punës
Italianët do të nisin votimin të dielën në një referendum dyditor për të vendosur nëse do të lehtësojnë ligjet e shtetësisë dhe nëse do të përmbysin një......