Shqipëria Postuar më 5 Mars 2025, 10:48

Për çdo dy dasma, një divorc! - 6632 kërkesa të depozituara në dyert e gjykatave për ndarje

Nga Hamit Yzeiraj

Për çdo dy dasma, një divorc! - 6632 kërkesa të

Për çdo dy çifte që janë martuar gjatë vitit të kaluar, një tjetër ka përfunduar në dyert e gjykatave për t’i dhënë fund martesës. Të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë se gjatë vitit 2024 janë regjistruar rreth 12,100 martesa në të gjithë Shqipërinë.

Në krahasim me një vit më parë, numri i martesave ka shënuar një ulje prej 13%, duke vijuar trendin rënës të viteve të fundit.

Në anën tjetër, në gjykatat e vendit janë depozituar 6,632 kërkesa për divorc. Kjo do të thotë se raporti mes divorceve dhe martesave është afërsisht 1 me 2, një situatë që reflekton një prirje në rritje të ndarjeve ligjore.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se ky trend mund të vijojë të përkeqësohet, pasi numri i kërkesave për ndarje ka ardhur në rritje në tre vitet e fundit. Ndërkohë, numri i martesave po ndjek një drejtim negativ, me gjithnjë e më pak çifte që vendosin të ndërmarrin këtë hap.

Një rënie e numrit të martesave dhe një rritje e divorceve mund të ketë ndikime të drejtpërdrejta ekonomike. Më pak martesa do të thotë edhe më pak lindje, çka përkeqëson plakjen e popullsisë dhe ul fuqinë punëtore në të ardhmen.

Përveç kësaj, ndarjet shpesh shoqërohen me probleme financiare për familjet dhe rritje të kërkesës për mbështetje sociale. Gjithashtu, sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si tregu i pasurive të paluajtshme, organizimi i eventeve dhe konsumi familjar, mund të preken nga kjo prirje.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 5 Mars Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të ndjeshme të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 92.4 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat