Për çdo 345 euro nga emigrantët, 5.9% mbahen komision - Sa është kostoja e remitancave që ata sjellin në atdhe? SEPA, ndikim kritik
Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin, paratë që sjellin emigrantët kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies ekonomike të familjeve të tyre në atdhe. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, emigrantët sollën 531 milionë euro për të afërmit e tyre në Shqipëri gjatë gjysmës së parë të vitit 2025.
Megjithatë, një përqindje e këtyre parave mbahen si komision nga institucionet dhe kanalet e tjera të transfertave. Por sa i kushtojnë konkretisht remitancat një emigranti?
Duke qenë se në Itali dhe Greqi jetojnë pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë, edhe remitancat dërgohen më tepër nga këto dy shtete. Pavarësisht trendit në rritje të parave që emigrantët sjellin nga jashtë, kostot e dërgimit të tyre mbeten të larta. Statistikat e Bankës Botërore tregojnë se në tremujorin e parë të këtij viti, për çdo 345 euro të sjellë nga Italia në Shqipëri, 5.89% e kësaj shume është mbajtur në tarifa, komisione dhe kursi i këmbimit. Pra, për çdo 345€ që një emigrant shqiptar në Itali ka dërguar në Shqipëri gjatë periudhës janar-mars 2025, rreth 20€ nuk arritën te familja, por humbën nga kursi i këmbimit, tarifat dhe komisionet.
Në 2023, kostoja mesatare e dërgimit të 200 dollarëve nga Italia dhe Greqia në Shqipëri, ishte 5.6%.
Remitancat janë një burim i rëndësishëm i financimit nga jashtë. Referuar një raporti të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD), në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë, remitancat tejkaluan 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2023. Kjo thekson rëndësinë e tyre kritike për ekonominë.
Gjatë këtij muaji, Banka e Shqipërisë vendosi të ulte me 10 herë komisionet dhe përqindjet e aplikueshme, duke ofruar kushte ndjeshëm më të favorshme për pagesat në euro brenda vendit, por duke krijuar edhe trajektoren e komisioneve të aplikuara në transfertat ndërkufitare SEPA.
Duke nisur nga 7 tetori, shqiptarët do të mund të kryejnë pagesa ndërkufitare në euro me SEPA. Kjo e fundit do të eleminojë nevojën e kryerjes së transfertave të parave përmes institucioneve financiare të transfertave, proces më i kushtueshëm dhe më i ngadaltë. Tashmë, tarifat e transfertave do të jenë 5 herë më të ulëta në krahasim me transfertat e kryera përmes institucioneve financiare tradicionale.

Apple lançon serinë e fundit të iPhone/ Sa muaj punë i duhet një shqiptari për ta blerë?
iPhone është një nga seritë më të preferuara në mbarë botën, duke pasur parasysh të gjitha avancimet që ka sjellë në teknologjinë e telefonave inteligjentë.......

Vera ekstreme, 43 miliardë euro dëme në Evropë - Kostot parashikohen të arrijnë 126 miliardë euro në vitin 2029
Moti ekstrem që goditi Evropën këtë verë shkaktoi humbje ekonomike afatshkurtra prej të paktën 43 miliardë eurosh, me koston që parashikohet të arrijë në 126......

Java nis negativisht në tregun valutor – Dobësohen Dollari, Euro dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke shënuar zbritje nga java që lamë pas teksa është blerë këtë mëngjes me 82.1 lekë dhe është shitur me......

Demokratët amerikanë kërkojnë masa ndaj Kinës - Synojnë kufizimin e mbiprodhimit kinez për të mbrojtur industrinë vendase
Demokratët në SHBA kanë bërë thirrje që administrata e Trump të ushtrojë presion ndaj Kinës për të kufizuar “mbiprodhimin strukturor”. Një lëvizje e tillë do......

Britania dhe SHBA, pakt për energjinë bërthamore - Bashkëpunimi synon të përshpejtojë ndërtimin e impianteve të reja
Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara do të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunim në fuqizimin e energjisë bërthamore gjatë vizitës së Presidentit......

Pensionet greke, në rënie - Shifra mesatare zbriti në 783 euro bruto në korrik 2025
Pensionet mesatare kryesore në Greqi në muajin korrik ishin nën 800 euro bruto, ndërsa edhe pensionet suplementare shënuan një rënie të ndjeshme, sipas të......

Kina, “fabrikë” makinash - Planifikon të shesë mbi 32 milionë automjete në vitin 2025
Kina ka vendosur një objektiv ambicioz për të shitur rreth 32.3 milionë automjete gjatë vitit 2025, në kuadër të një plani të ri për të stabilizuar dhe......

Kur premtimi i fitimeve të mëdha kthehet në makth: Mashtrimet e TXEX, Xuexa dhe Grokr
Një mëngjes i zakonshëm. Në telefon të vjen një mesazh nga një numër i panjohur: “Përshëndetje, ne jemi një grup investimi shumë fitimprurës. Profesorët tanë......