Pensionistëve “u gjendet punë” në bujqësi! - Nëse aplikojnë për subvencione, do të jenë automatikisht përfitues
Të moshuratit do të nxiten që të jenë aktiv gjatë periudhës së pensionit duke punuar në bujqësi dhe blegtori.
Në dokumentin e planit të moshimit 2025-2030 të miratuar nga qeveria, synohet të ofrohen mundësi për individët e moshës së tretë që të angazhohen në aktivitete të gjelbërta; si bujqësia e qëndrueshme, fermat, blegtoria etj.
Konkretisht planifikohet përmirësimi i kritereve dhe formularit të aplikimit për marrjen e granteve nga AZHBR duke përfshirë edhe përfituesit e moshës së tretë të ndarë sipas gjinisë burra e gra. Përmes politikave të diskriminimit pozitiv, 100% e aplikantëve të moshuar do të jenë përfitues nga grantet e AZHBR.
Kjo vlen për të gjithë të moshuarit e zonave rurale, që në pjesën më të madhe hyjnë në kategorinë e të moshuarve të vetmuar, por që aktualisht kanë aftësi fizike dhe mendore dhe janë aktivë.
Në mënyrë të veçantë gratë e moshuara në zonat rurale, të cilat merren me bagëtitë apo me punët e shtëpisë, duke qenë pronare me burrat, nëpërmjet lehtësirave të formularëve të aplikimit dhe një diskriminimi pozitiv, mund të mbështeten për të përfituar nga grantet e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR).
Rehabilitimi i hapësirave të gjelbërta është një tjetër mundësi për punësimin në sektorin e gjelbër. Kjo politikë synohet të zhvillohet në nivele të pushtetit lokal, duke vënë në dispozicion hapësira publike në pronësi të bashkive, për të nxitur zhvillimin e kopështarisë.
Minimalisht 50% e bashkive duhet të përfshijnë në planet sociale lokale aktivitetin e të moshuarve në rehabilitimin e hapësirave të gjelbërta në pronësi të tyre.
Rezultatet e pritshme nga këto politika, janë krijimi i mundësive të punësimit për individët e moshës së tretë, aktivizimi në punët vullnetare, që ndihmojnë jetesën aktive të tyre dhe përfshirjen në shoqëri, si dhe rritjen e të ardhurave.

Agrobizneset, bashkëpunim përtej kufirit - KASH marrëveshje me Këshillin Kombëtar të Luginës së Preshevës
Keshilllit te Agrobiznesit Shqiptar (KASH) dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), i Luginës Preshevë, komunat Preshevë, Medvegj, Bujanovc, kanë nënëshkruar......

Çmimet mbetën “në vend numëro”/ Inflacioni vlerësohet në 2.2%. Vajrat dhe yndyrnat kryesojnë rritjen e ushqimeve
Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin Maj të këtij ka shënuar një rritje vjetore prej 2.2%, një normë e pandryshuar, krahasuar me të njetën periudhë të......

Turistët “braktisin” Kroacinë - Çmimet e larta i largojnë drejt destinacioneve më të lira
Numri i turistëve që vizitojnë Kroacinë ka rënë ndjeshëm, duke shkaktuar një goditje të madhe për industrinë. Vendi ballkanik ka qenë një parajsë për......

Dilema, Call Center apo Karrierë? - Malaj: Të rinjtë tërhiqen nga paraja e shpejtë. Muça: Është një kurth
Të fitosh nga 1,500 deri në 3,000 euro në muaj vetëm duke zotëruar një gjuhë të huaj, pa pasur një nivel të lartë arsimor, apo të ndjekësh rrugën e......

Aeroportet e BE kërkojnë lehtësim kontrollesh - Bëjnë thirrje për heqjen e kufizimit “100 ml” për lëngjet
Aeroportet e BE-së po e shtyjnë Komisionin Evropian të ndjekë gjurmët e Mbretërisë së Bashkuar dhe të heqë rregullat që kufizojnë pasagjerët evropianë të......

Lehtësohet qasja në arsimin e lartë - Hyn në fuqi marrëveshja për studime në Ballkanin Perëndimor
Është publikuar në Fletoren Zyrtare marrëveshja për qasjen në arsimin e lartë dhe pranimin për të studiuar në Ballkanin Perëndimor, të nënshkruar në......

A po abuzojnë bizneset me punonjësit e huaj? - Qosja: Inspektorati i Punës ka konstatuar shkelje në subjekte
Për shkak të emigrimit të shqiptarëve, subjektet po hasin vështirësi për punonjës. E zgjidhje janë punonjësit e huaj. Sipas inspektimeve të Inspektoriatit......

A po zbehet vlera e diplomave? - Vjerdha: Më shumë se gjysma e punëve ofrohen pa kualifikim
Numri i të diplomuarve në arsimin e lartë po ulet në Shqipëri, ndërkohë që po zbehet edhe vlera që ofrojnë këto dokumente në tregun e punës në vend. Një......