Shqipëria Postuar më 18 Nëntor 2024, 14:12

Pensioni privat po fiton besimin e qytetarëve - Hoxha: Fondet mund të përdoren edhe si investime përgjatë skemës

Nga Hamit Yzeiraj

Pensioni privat po fiton besimin e qytetarëve - Hoxha: Fondet mund të

Qytetarët janë gjithnjë e më shumë të prirur që të investojnë tek skemat e pensioneve private, ku jo vetëm që marrin pension pasi plotësojnë kriteret, por mund t’i përdorin dhe për kryer investime gjatë procesit të pagesës për këtë skemë.

“Sot më shumë se kurrë, pensionet private ndihmojnë qytetarët për t’i nxjerrë nga situata e keqe në të cilën ndodhet skema e pensioneve. Kjo është arsyeja pse shumë qytetarë po rrisnin numrin e sigurimeve tek skema e pensionit privat. Kjo i shërben së ardhmes.” Shprehet Kujtim Hoxha, njohës I tregut të pensioneve.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, janë rreth 43400 individë pjesë e kësaj skeme deri në shtator të këtij viti, 14% më shumë në krahasim me dhjetorin e fundit të kaluar.

Ndërsa, totali i fondeve të investuara arrin në 7.75 mld lekë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat