Pensioni privat, plotësues i atij shtetëror - Mbi 48 mijë shqiptarë derdhin kontribute. Vetëm 5.8% e atyre në skemën shtetërore

Shqiptarët po ndërgjegjësohen në mënyrë graduale mbi rëndësinë e të kontribuarit për një pension privat. Pensionet private janë një plotës i pensioneve shtetërore. Duke derdhur çdo muaj një shumë minimale parash në një fond pensioni privat, individët mund të sigurojnë të ardhura më të larta në pleqëri krahas parave që përfitohen nga pensioni shtetëror.
Fondi i pensionit privat i investon këto para kryesisht në bono thesari dhe obligacione, ndërsa instrumentet e tjera si depozitat bankare nuk janë të preferuara nga këto shoqëri. Nga interesi që fitohet prej investimit të parave në tituj qeveritarë, qytetarët marrin në moshë pensioni paratë që kanë derdhur çdo muaj, plus një pjesë të këtyre interesave. Statistikat zyrtare flasin për një rritje me 15.7% të investimit në bono thesari dhe obligacione në krahasim me vitin e kaluar, duke kapur një shifër prej 9.1 miliardë lekësh.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, fondet e pensionit privat numërojnë mbi 48 mijë anëtarë. Në krahasim me fundin e vitit të kaluar, vërehet një rritje me 8.7% e kontribuesve në fondet e pensioneve private. E thënë ndryshe, kësaj skeme i janë shtuar 3,938 kontribues të rinj në janar-shtator 2025.
Totali i aseteve neto të fondeve të pensioneve private është 14.3 miliardë lekë, vlerë kjo rreth 11.5% më e lartë se në 2024.
Pavarësisht se ka pasur një rritje të kontribuesve në skemën private të pensioneve, sërish raporti me ata që derdhin kontribute për një pension shtetëror ëshë shumë i vogël. Përafërsisht, vetëm 5.8% e kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore kontribuojnë edhe për një pension privat.
Në shtatëmujorin e këtij viti ushtronin aktivitet 7 fonde të pensionit privat. Gjysma e anëtarëve në këto fonde rezultojnë femra, ndërsa gjysma meshkuj.
Në kuadër të reformës së pensioneve për të cilën qeveria shqiptare po bashkëpunon prej disa kohësh me Bankën Botërore, me qëllim rritjen e masës së përfitimit për ata të cilët dalin rishtazi në pension, është diskutuar zbatimi i kolonës së dytë që janë pensionet private, pra të bëhet e detyrueshme që një përqindje e pagës së një punonjësi të shkojë edhe për pension privat.
Aktorë të ndryshëm të sistemit financiar kanë bërë gjithashtu thirrje për përfshirjen e kolonës së dytë dhe të tretë.
“Forcim i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë” - Mision i BE vlerëson përafrimin e kuadrit ligjor të vendit me acquis. Set rekomandimesh
Një mision i veçantë i Komisionit Evropian ka vlerësuar pavarësinë e Bankës së Shqipërisë, si një parakusht të domosdoshëm për stabilitetin e çmimeve,......
Kosova, në zgjedhje të parakohshme më 28 dhjetor - Pas shpërndarjes së Kuvendit, Presidentja Omani dekreton datën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar datën 28 dhjetor 2025, për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Vendimi......
Cili aplikacion u ble më shumë nga shqiptarët? Kryesojnë lojërat digjitale dhe programet profesionale
Aplikacionet që përdorim çdo ditë pasqyrojnë qartë tendencat digjitale dhe mënyrën si lidhemi me teknologjinë. Edhe në Shqipëri, përdoruesit e pajisjeve të......
Situata në zonat e prekura nga moti i keq - Vijon puna për evakuimin e qytetarëve dhe sigurimin e akseve rrugore
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale po vijojnë punën në terren për normalizimin e......
BE “thjeshton” rregulloren e IA - Propozimi i ri favorizon kompanitë amerikane të teknologjisë
Bashkimi Evropian ka prezantuar propozime të reja për të thjeshtuar rregulloret mbi inteligjencën artificiale dhe privatësinë. Këto masa kanë tërhequr......
Përfundon afati për garancinë sovrane në bujqësi - Cilat janë kriteret që kualifikojnë agrobizneset për financim deri në 250 mijë euro?
Aplikimet për Kredinë e Butë dhe Garancinë Sovrane nga biznese në sektorin e bujqësisë, pranë bankave tregtare mbyllen më datë 20 nëntor 2025. Fermerët dhe......
Ndryshon faturimi i energjisë - ERE miraton udhëzimin e ri për të gjitha kategoritë e konsumatorëve
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar një udhëzim të ri që ndryshon mënyrën se si pasqyrohet konsumi i energjisë elektrike në faturat mujore të......
Cili qark kryeson për martesa? Lezha me numrin më të lartë për 1000 banorë, Berati në fund të listës
Panorama e martesave në Shqipëri paraqet dallime të qarta mes qarqeve, sipas të dhënave më të fundit të mbledhura për popullsinë dhe numrin e martesave.......





