Pensionet, varësia nga shteti mbetet e lartë - RCC: Mbulimi me atë privat, i dobët. Më pak se 10% në Shqipëri dhe rajon

Pensioni shtetëror është i vetmi shpëtim financiar për shqiptarët dhe shtetasit e tjerë të rajonit në moshën e pleqërisë. Në një anketë të realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), ku shtetasit e Ballkanit Perëndimor janë pyetur mbi këtë çështje, mbulimi me pension shtetëror rezulton më i lartë në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Shqipëri me mbi 60%, ndërsa mbulimi i Kosovës mbetet dukshëm më i ulët.
Mbulimi me pension privat është modest në të gjithë rajonin, me përjashtim të Maqedonisë së Veriut, ku arrin rreth 16% në vitin 2025, ndërsa në Shqipëri dhe shtetet e tjera është nën 10%.
Kjo normë më e lartë në Maqedoninë e Veriut vjen për shkak të skemës së pensioneve me tre shtylla të saj, e cila përfshin një skemë shtetërore tradicionale, një pjesë private të detyrueshme të menaxhuar nga fondet e licencuara të pensioneve dhe një opsion kursimi privat vullnetar.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, fondet e pensionit privat në Shqipëri numërojnë mbi 48 mijë anëtarë, ndërsa totali i aseteve neto të fondeve të pensioneve private është 14.3 miliardë lekë.
Pavarësisht se ka pasur një rritje të kontribuesve në skemën private të pensioneve, sërish raporti me ata që derdhin kontribute për një pension shtetëror ëshë shumë i vogël. Përafërsisht, vetëm 5.8% e kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore kontribuojnë edhe për një pension privat.
Bazuar në këto të dhëna, në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, mbrojtja financiare varet kryesisht nga sistemet shtetërore dhe shumë pak nga tregjet private të sigurimeve. Llojet e sigurimeve që janë të detyrueshme me ligj gëzojnë pranim të gjerë, ndërsa ato që janë vullnetare ose më të specializuara përqafohen vetëm nga një pjesë e vogël e popullsisë.
Megjithatë, normat aktuale të përdorimit të sigurimeve ndryshojnë nga shifrat e raportuara në anketë, kryesisht për shkak të niveleve të ndryshme të njohurive financiare dhe konfuzionit ose mungesës së diferencimit midis llojeve të sigurimit.
Projektligji për diasporën, synohet thellim i bashkëpunimit - “Nuk do të ketë ndikim në buxhetin e shtetit”
Komisioni për Kulturën, turizmin dhe Diasporën ka diskutuar këtë të martë mes debatesh disa ndryshime të propozuara në ligjin për Diasporën. Zv.ministrja e......
“2025, viti i dytë ose i tretë më i nxehtë në histori” - Shkencëtarët e BE-së: Ngrohja globale, në nivele të rrezikshme
2025 pritet të jetë viti i dytë ose i treti më i nxehtë në histori, sipas shkencëtarëve të Bashkimit Evropian. Ngjarjet ekstreme klimatike, duke përfshirë......
Çmimet "zbuten" në nëntor/ Inflacioni në 2.1%, por qiraja vijon të jetë ndjeshëm më lart se mesatarja
Më pak duket se na kanë kushtuar mallrat dhe shërbimet në vend për muajin Nëntor sipas të dhënave të INSTAT. Nisur nga shifrat, ndryshimi vjetor i Indeksit......
2025, një vit historik për arin - A mund të rritet më tej vlera e tij vitin e ardhshëm?
Viti 2025 ishte historik për arin, me një rritje mbi 60% të vlerës, i nxitur nga blerjet e bankave qendrore, tensionet gjeopolitike dhë dobësimi i dollarit.......
Komisioni i BE-së hap hetim ndaj Google për AI - Vendimi vjen pasi tensioneve me SHBA gjatë fundjavës
Komisioni Evropian nisi kw të të martë një hetim ndaj Google për përdorimin e përmbajtjes së botuesve të internetit dhe materialit të YouTube për shërbimet e......
Fermeri nga Maqellara, me 800 koshere bletësh - Rritet prodhimi, në 2025 u subvencionuan mbi 3500 zgjoje
Prodhimi i mjaltit në vend po rritet ndjeshëm nga viti në vit, ku efekt kanë dhënë edhe masat e mbështetjes nga Skema Kombëtare. Në vitin 2024 u regjistruan......
Tirana mes trafikut më të rënduar në Europë/ Renditemi në vendin e 49-të, kryeson Moska dhe Londra
Trafiku është bërë një nga problemet kryesore që hasin sot qytetet, kryesisht ato shumë të populluara, ato që presin një numër të madh turistësh, si edhe......
Rreth 34.7% e shqiptarëve kanë qëndruar jashtë vendit mbi 3 muaj/ Punësimi sezonal dhe emigrimi, sfidë për tregun e punës në Shqipëri
Emigrimi sezonal ka njohur rritje të fortë në vitin 2025, sipas SecuriMeter të publikuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal. Të dhënat tregojnë se 34.7% e......





