“Pensionet, të promovohet shtylla e dytë dhe e tretë” - Minxhozi: Banka e Shqipërisë rekomandon rishikimin e parametrave të skemës

Në kushtet kur deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore vijon të jetë një barrë e konsiderueshme për buxhetin e shtetit, Banka e Shqipërisë sugjeron rishikimin e parametrave të skemës dhe promovimin e shtyllës së dytë dhe të tretë të pensioneve ku një pjesë e kontributeve të menaxhohet nga fonde pensioni private, duke rritur potencialin e të ardhurave në pleqëri.
Sfidat fiskale të skemës aktuale mbeten të larta, duke marrë në konsideratë fenomenin e plakjes së popullsisë dhe të tkurrjes demografike është shprehur Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.
“Këta tregues priten të ushtrojnë trysni të shtuar mbi financat publike në të ardhmen, duke bërë të domosdoshëm ndërmarrjen e reformave shtesë që do garantonin reduktimin e vulnerabiliteve fiskale të lidhura me to. Banka e Shqipërisë rekomandon rishikimin e parametrave të skemës së pensioneve, me qëllim kontrollin e mbështetjes së drejtpërdrejtë të saj nga buxheti i shtetit; zhvillimin dhe promovimin e shtyllës së dytë dhe të tretë të pensioneve, përmes mekanizmave fiskalë dhe rregullatorë nxitës; integrimin e analizës së rreziqeve demografike dhe fiskale në kuadrin afatmesëm të programimit buxhetor, në përputhje me praktikat më të mira të BE-së”, tha Zëvendësguvernatorja.
Banka e Shqipërisë sugjeron që konsolidimi fiskal duhet të zbatohet në kahun e të ardhurave për të financuar pensionet dhe investimet publike, sesa në shkurtimin e shpenzimeve publike.
“Banka e Shqipërisë sugjeron që konsolidimi fiskal duhet të bazohet gjithnjë e më tepër në kahun e të ardhurave. Ky sugjerim faktorizon faktin se presionet për zgjerim të shpenzimeve publike, në kahun e skemës së pensioneve, në kahun e skemës së kujdesit shëndetësor, si dhe për të financuar investimet publike dhe ato në arsim, do të vijnë në rritje në të ardhmen. Në këtë këndvështrim, rritja e të ardhurave publike është një zgjidhje më optimale se një konsolidim fiskal i bazuar në shkurtimin e shpenzimeve”, u shpreh ajo.
Gjithashtu, Banka e Shqipërisë vijon të përsërisë sugjerimin për një shpërndarje më të njëtrajtshme të shpenzimeve gjatë vitit, në interes të shmangies së përqendrimit kronik të tyre në fundin e vitit.
Çfarë parashikon projektbuxheti për përmbytjet? - 2.7 miliardë lekë për projektet e mbrojtjes nga lumenjtë dhe argjinaturave
Investimet për infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytja parashikohen deri në 2.7 miliard lekë deri në vitin 2028, por cilët do të jenë projektet që do të......
Rritje pagash për punonjësit e OSHEE - Rama: Shtesa me 3 kategori. Balluku: “OSHEE Charge”, çmime konkurruese për makinat elektrike
Rritje e pagave për punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit ku u......
Ndotësit më të mëdhenj “shmangin” COP30 - Liderët e SHBA-së, Kinës dhe Indisë nuk do të jenë pjesë e samitit
Ndërsa liderët evropianë mblidhen në samitin e COP30 për të diskutuar mbi reduktimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike, ndotësit më të mëdhenj të botës nuk......
Të rinjtë nuk shfaqin interes në zgjedhje/ Sa më e madhe mosha, aq më e lartë pjesëmarrja
Në 5 bashki të vendit, 13 kandidatë garuan për të marrë drejtimin e tyre. Në Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë nga 334,539 mijë qytetarë me të drejtë......
“Vala” tarifore mbërrin në 2026- Bizneset evropiane përgatiten për pasoja më të mëdha nga tarifat amerikane
Bizneset evropiane do të vuajnë pasoja shumë më të mëdha në vitin 2026 nga tarifat amerikane në raport me këtë vit, kur disa masa paraprake reduktuan......
Blerja e trenave elektrikë për Tiranë-Durrës - Akordohen 350 mln lekë në buxhetin 2026, kosto totale 1 mld lekë
Blerja e trenave për operimin e hekurudhës Tiranës – Durrës – Rinas duket se do të mbulohet me fonde buxhetore, teksa në projektbuxhetin për vitin 2026 janë......
Përfundon hartimi i Paketës Fiskale - Së shpejti paraqitet në Komision Parlamentar për diskutim
Hartimi i plotë i Paketës Fiskale ka përfunduar, ndërsa pritet të paraqitet së shpejti për diskutim në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe......
“Reforma e Pensioneve, shtylla e buxhetit 2026” - Malaj: Në të njëjtën linjë është edhe rritja e pagës minimale në 700 euro deri në 2029
“Shtylla themelore e këtij buxheti është padiskutim Reforma e Pensioneve, që do të nisim në vitin e ardhshëm dhe do të shtrihet deri në vitin 2030”. Kështu......





