Pensionet, shqetësimi më i madh për shqiptarët - RCC: Janë më të kënaqurit me ekonominë, por edhe më të pasigurtët financiarisht

Në të gjithë rajonin, shqiptarët janë më të kënaqurit me ekonominë e tyre. Sipas një raporti të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), gati 31% e shqiptarëve të pyetur shprehen se janë shumë të kënaqur, ndjekur nga Kosova me 29%, ndërsa serbët dhe boshnjakët kanë nivelin më të ulët të kënaqësisë ndaj ekonomisë së tyre.
Pas një rritjeje të ndjeshme të pakënaqësisë në vitin 2022, numri i qytetarëve të pakënaqur me ekonominë rezulton të ketë rënë në 44.7% nga 58% që ishte më parë.
Në 2025, shqetësimet më të mëdha në të gjithë Ballkanin Perëndimor lidhen me kushtet ekonomike, duke nisur në radhë të parë me koston e lartë të jetesës dhe inflacionin, pasuar nga shqetësimet mbi pagat, pensionet dhe nivelet e taksave, të cilat ushtrojnë presion mbi të ardhurat e familjeve.
Në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, këto shqetësime janë shumë të theksuara. Shqetësimi më i madh për shqiptarët raportohet të jenë pensionet, ndërsa për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, inflacioni dhe kostoja e jetesës mbeten problemet kryesore.
Megjithëse mund të duket kontradiktore me faktin se shprehemi më të kënaqurit me ekonominë, Shqipëria raporton edhe nivelin më të lartë të pasigurisë financiare në vitin 2025, me 54.5% të shqiptarëve të pyetur që deklarojnë se nuk mund ta mbulojnë një shpenzim të papritur prej afërsisht 1000€ pa marrë hua ose pa u mbështetur te të tjerët, një rritje e lehtë nga 53.3% që ishte në vitin 2024. Edhe Maqedonia e Veriut tregon një nivel të ngjashëm, me gati gjysmën e qytetarëve të paaftë për të menaxhuar një kosto të tillë emergjente në vitin 2025.
Po ashtu, shqiptarët nuk janë në gjendje të shpenzojnë para për veten e tyre çdo javë, me 40.5% e të anketuarve, shkalla më e lartë në rajon. Nga ana tjetër, Shqipëria raportoi edhe me numrin më të lartë të njerëzve që deklaruan se nuk kishin mundësi të dilnin me miqtë ose familjen çdo muaj.
Mbi 19 mijë aplikime online për t’u regjistruar si punëkërkues - Aplikimet në e-albania, në rritje me 40% krahasuar me një vit më parë
Numri i qytetarëve që janë regjistruar si punëkërkues përmes portalit qeveritar e-Albania ka shënuar rritje të ndjeshme këtë vit. Sipas të dhënave të......
A po dalin eksportet nga kriza? - Zusi: Shumë biznese i kanë braktisur, po rikonceptojnë prodhimin
Pas dy viteve të vështira për sektorin e eksporteve, bizneset shqiptare vijojnë ende të ndjejnë pasojat e krizës së kursit të këmbimit dhe rënies së euros.......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në vlera relativisht konstante në raport me javën që lamë pas duke mos shënuar lëvizje të ndjeshme të kuotës duke u......
Pagesat digjitale, Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve të zhvilluara - ‘Cashless Albania 2030’, transformimi i pagesave nis nga viti 2026
Shqipëria pozicionohet mes vendeve më të zhvilluara që kanë adoptuar modelet më të avancuara të pagesave pa para fizike, cash me nisjen e nismës “Cashless......
Kina nuk ka “nevojë” për SHBA-në - Eksportet totale rriten me 6%, pavarësisht tkurrjes së importeve amerikane
Eksportet e Kinës u rritën me 5.9% në nëntor, duke kapërcyer pritshmëritë dhe duke rikthyer trendin pozitiv në vend. Rritja e eksporteve totale ka ardhur......
Volkswagen, 160 mld euro deri në 2030 - Kompania përballet me sfida të mëdha në tregjet e SHBA-së dhe Kinës
Volkswagen ka njoftuar një plan investimesh prej 160 miliardë eurosh deri në vitin 2030. Kompania përballet me rënie fitimesh dhe presion të fortë në tregjet......
Drejtorët e ARRSH dhe KESH në arrest shtëpie/ Rama: Pezullimi i Ballukut lë 2 institucionet kyçe pa drejtim
Në nisje të episodit të 9-të të podkastit “Flasim”, i cili ndodhet në sezonin e 5-të të tij, Kryeministri Rama bëri një përmbledhje të zhvillimeve kryesore......
Trump nderohet me Çmimin e Paqes nga FIFA / Lideri amerikan vlerësohet për ndalimin e shumë konflikteve
Presidenti amerikan, Donald Trump, është bërë personi i parë që ka pranuar Çmimin e ri të Paqes nga FIFA gjatë hedhjes së shortit për Kupën e Botës......





