Shqipëria Postuar më 5 Mars 2025, 16:08

Pensionet, Senati italian miraton projektligjin-I hapet rruga njohjes së kontributeve për rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali

Nga Ola Mitre

Pensionet, Senati italian miraton projektligjin-I hapet rruga njohjes së

Me 129 vota pro, Senati italian ka miratuar në seancën plenare të 5 marsit projektligjin për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë. Kjo ishte hallka finale për t’i hapur rrugë bashkimit të periudhave kontribuitive, sipas marrëveshjes së nënshkruar më herët mes 2 vendeve.

Nga miratimi i ligjit përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në shtetin fqinj dhe rreth 4 mijë italianë që derdhin kontribute në Shqipëri. Përfitimet përfshijnë disa skema, sikurse është ajo e pensionit të pleqërisë, pensioni i invaliditetit dhe pensioni familjar, përfitimet për sëmundjet, barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë.

Pensionet, Senati italian miraton projektligjin-I hapet rruga njohjes së

Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat janë me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë, etj.

Ndërkohë, negociatat janë më të vështira me shtetin grek, teksa sot ende nuk është arritur një dakordësi mes palëve.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat