Shqipëria Postuar më 1 Mars 2025, 10:42

Pensionet, sa u rritën të ardhurat në skemë në 10 vite? - Analiza/ Pabarazi në shpërndarjen e tyre, presion në skemë

Nga Elisabeta Dosku

Pensionet, sa u rritën të ardhurat në skemë në 10 vite?

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore përgjatë vitit 2024, kanë ardhur në rritje të vazhdueshme, por  pavarësisht kësaj, ato nuk kanë mundur të mbulojnë kërkesat në rritje për pensione dhe shërbime shëndetësore, siç reflektohet në të dhënat që tregojnë presionin e shtuar për këto shpenzime.

Sipas studimit të bërë nga “Altax”, konkretisht të ardhurat nga fondet speciale  të cilat kanë reflektuar rritjen e pagave dhe të numrit të kontribuuesve në skemën e sigurimeve janë rritur ndjeshëm gjatë viteve, duke kapërcyer nga 61.5 miliardë lekë në vitin 2014 në 139.4 miliardë lekë në vitin 2024, apo e thënë ndryshe në nivelin 123.6%.

Referuar analizës, kjo rritje është e domosdoshme për të mbështetur shtesat e pensioneve, të cilat janë një nga prioritetet më të rëndësishme të politikës sociale. Megjithatë, theksohet ritmi trajektores së këtyre të ardhurave nuk është gjithmonë në përputhje me nevojat e rritura për pensione dhe sigurim shëndetësor, duke krijuar një hendek në mbulimin e plotë të kërkesave.

Po ashtu, në dokument thuhet se të ardhurat nga sigurimi shëndetësor janë më të larta, por ky fond është gjithashtu i ngarkuar nga rritja e kërkesës për shërbime shëndetësore dhe trajtim mjekësor. Pavarësisht mbledhjes pozitive në mbledhjen këtyre të ardhurave, ka pasur vazhdimisht shqetësime në lidhje me mbulimin e shpenzimeve shëndetësore, dhe përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve të ofruara ka qenë i kufizuar.

Studimi del në konkluzion se kjo ecuri mund të lidhet me rritjen e nivelit të sigurimeve shoqërore dhe përmirësimin e mbledhjes së këtyre kontributeve. Sidoqoftë, një problem i mundshëm rezulton se mund të jetë pabarazia në shpërndarjen e këtyre të ardhurave, veçanërisht në nivelin e pensioneve dhe përfitimeve sociale.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat