Pensionet, sa e qëndrueshme është skema? - Analiza PROST e Bankës Botërore nxjerr përfundime afatgjata

Qeveria po bën një analizë të thelluar dhe afatgjatë të financave publike me fokus të veçantë te sistemi i pensioneve, në kuadër të përpjekjeve për të garantuar qëndrueshmërinë fiskale dhe për të mbështetur reformat e ardhshme në këtë sektor. Në programin e reformave ekonomike 2026-2028, thuhet se në vitin 2025, me asistencë teknike nga Banka Botërore, është realizuar një analizë e detajuar duke përdorur modelin PROST (Pension Reform Options Simulation Toolkit) (Instrumenti i Simulimit të Opsioneve për reformën e pensioneve.
Modeli PROST është një model kompjuterik që ndihmon qeverinë të kuptojnë si do të evoluojë sistemi i pensioneve në dekadat e ardhshme, sa do të kushtojë ai për buxhetin e shtetit, dhe çfarë ndodh nëse ndryshohen politikat (mosha e pensionit, kontributet, indeksimi, etj.).
PROST kombinon të dhëna demografike, ekonomike dhe institucionale, si: struktura e popullsisë (mosha, jetëgjatësia, lindshmëria), tregu i punës (punësimi, informaliteti, pagat), parametrat e sistemit të pensioneve (norma e kontributeve, formula e përfitimit, mosha e daljes në pension), supozime makroekonomike (rritja e PBB-së, inflacioni).
Mbi këtë bazë, modeli projekton numrin e kontribuuesve dhe përfituesve të pensioneve, llogarit të ardhurat nga kontributet dhe shpenzimet për pensione, vlerëson deficitin ose suficitin e skemës së pensioneve, mat ndikimin në financat publike për një periudhë afatgjatë (20–50 vjet).
Projeksionet janë ndërtuar mbi kuadrin makroekonomik dhe fiskal 2026–2028, si dhe mbi të dhënat demografike dhe financiare për vitet 2022–2024 të publikuara nga INSTAT dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Analiza merr në konsideratë gjithashtu reformat strukturore të përfshira në Agjendën Kombëtare të Reformave 2024–2027, të cilat synojnë rritjen e pjesëmarrjes në tregun e punës, veçanërisht të grave, përmirësimin e kapitalit njerëzor dhe forcimin e mbledhjes së kontributeve përmes formalizimit të punësimit dhe modernizimit të administratës tatimore.
Skenari i vlerësuar bazohet në supozime makroekonomike dhe demografike të qëndrueshme. Rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto projektohet sipas kuadrit zyrtar deri në vitin 2035, ndërsa për periudhën afatgjatë parashikohet një normë konstante prej 3%. Inflacioni supozohet në nivelin 3%, në përputhje me objektivin e Bankës së Shqipërisë. Analiza reflekton politikat aktuale, përfshirë vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave nr. 540, datë 29.09.2025, që përcakton indeksimin vjetor të pensioneve në masën 2.5%.
Referuar dokumentit, rezultatet tregojnë se, pavarësisht presioneve nga plakja e popullsisë, sistemi i pensioneve në Shqipëri mbetet në një trajektore të qëndrueshme fiskale në skenarin e politikave aktuale, duke krijuar një bazë të fortë analitike për vendimmarrje dhe reforma të mundshme në të ardhmen.
Certifikimet, fokus për bizneset në BE - Pilku: Standardet dhe investimet, çelësi për eksportin
Për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, bizneset prodhuese, por jo vetëm, do duhet të kenë edhe certifikimet e duhura për të arritur në standarde europiane.......
“Varësi e lartë nga remitancat” - Prezantohet anketa e migracionit, Dhuli: Formëson shoqërinë shqiptare
Është prezantuar këtë të hënë Anketa e Migracionit pranë Familjeve, ku vlerësohet se rreth vlerësohet se rreth 1.6 milion shqiptarë jetojnë jashtë......
“Finalizojmë bankën e zhvillimit” - Rama, me fermerët: Brenda vitit mbyllim pagesat për skemën e mbështetjes
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerët e Elbasanit. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u shpreh se sektori i bujqësisë dhe zhvillimit rural......
Linjë e re energjetike 110 kV/ Zogu i Zi-Tirana Qendër, forcim i rrjetit të transmetimit në kryeqytet
Me një fond limit prej rreth 287 mln lekë, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur tenderin për ndërtimin e linjës 110 kV Zogu i Zi – Tirana Qendër dhe......
Reziston paraja fizike, rriten veprimet në arkë - BSH: 694 miliardë lekë cash qarkulluan në sportelet fizike në vetëm tre muaj
Pavarësisht zhvillimit të shërbimeve digjitale bankare, sportelet fizike të bankave vijojnë të mbeten një pikë e rëndësishme për kryerjen e transaksioneve në......
Sigurimet, shqiptarët paguajnë vetëm kur detyrohen - AMF: Motoriku dhe jeta e debitorit, dominojnë. Zero kontrata për 9 lloje produktesh të tjera
Kur vjen çështja te sigurimet, shqiptarët vijojnë të paguajnë vetëm për ato që janë të detyrueshme, me sigurimin MTPL të brendshme që mban një rekord.......
Reforma kadastrale, “kyç” për investimet e huaja - Reduktohen kostot e transaksioneve dhe nxit interesin e investitorëve
Reforma që synon rritjen e transparencës dhe eficiencës së shërbimeve kadastrale, vlerësohet si një ndër më kryesoret për përmirësimin e klimës së biznesit......
Kryeadministratorja e AAPSK: Ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara, instrument kundër pabarazive dhe diskriminimit
Kryeadministratorja e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mbajti sot fjalën përshëndetëse në......





