Shqipëria Postuar më 30 Shtator 2025, 09:46

Pensionet, rriten nga 1 Tetori - Indeksim në 2.5%, fondi total 1.14 miliardë lekë

Nga Elisabeta Dosku

Pensionet, rriten nga 1 Tetori - Indeksim në 2.5%, fondi total 1.14

Nga 1 Tetori të gjithë pensionistët në Shqipëri do të përfitojnë rritje të pensionit në nivelin 2.5 për qind mbi masën që përfitojnë aktualisht.

Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare, për indeksimin e pensioneve, garanton të drejtën e përfitimit për 721,398 pensionistë në total.  Të ndarë sipas kategorive, numri i pensionistëve që marrin pension pleqërie është 607,567 pensionistë, 65,926 trajtohen me pension invaliditeti dhe 47,905 përfitojnë pensione familjare.

Po ashtu, indeksimin do të përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1.10.2025 e në vazhdim, me kusht që data e lindjes të së drejtës së pensionit të jetë deri në datën 30.9.2025, përfshirë edhe këtë datë.

Sipas vendimit, pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit, të caktuara sipas dispozitave të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr. 150/2014, që kanë datë fillimi të së drejtës deri më 31.12.2014 nuk do të jenë më pak se  18.335 lekë/muaj dhe jo më shumë se 36.670 lekë/ muaj.

Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit, të caktuara në përputhje me ligjin nr. 4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, me datë fillimi deri më 31.12.2014 dhe në vazhdim nuk do të jenë më pak se 12.554 lek/muaj dhe jo më shumë se 18.335 lekë/muaj.

Pensionet e parakohshme, të caktuara sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, me datë fillimi nga 1.10.2025 e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 18 335 lekë në muaj.

Masa e pensionit të plotë social, duke filluar nga data 1.10.2025 e në vazhdim, do të jetë 9 953 lekë në muaj.

Shqipëria 30 Shtator Edel Strazimiri

Si është mbyllur ky muaj për valutat e huaja?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë muaj i paqëndrueshëm duke u luhatur vazhdimisht përgjatë kësaj kohe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.2 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat