Pensionet, rekord të ardhurash - 600 milionë euro të paguara nga punonjësit, shtesë me 65 milionë euro
Pavarësisht raport të ulët midis kontribuuesve dhe përfituesve, skema e pensioneve ka nisur të përmirësohet.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore përgjatë këtij viti kanë pësuar rritje të ndjeshme.
Konkretisht, për periudhën Janar-Prill 2025, janë arkëtuar afro 59.6 miliardë lekë apo rreth 600 milionë euro detyrime të derdhura nga punonjësit në sektorin publik dhe privat në Shqipëri për sigurime shoqërore dhe shëndetësore.
Nëse do ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2024, vihet re një kapërcim i lartë në të ardhura, me rreth 6.5 miliardë lekë apo 65 milionë euro. E shprehur në përqindje, rritja e të ardhurave regjistrohet në 12.2%.
Po ashtu ka edhe një rritje të ndjeshme në raport me planifikimin e bërë për këtë periudhë me rreth 22 milionë euro.
Nga ana tjetër kjo shifër është rekord në dekadën e fundit, duke u rritur me mbi 60% në raport me vitin 2015.
Edhe pse fenomeni i emigracionit vijon të jetë problematikë, rënia e lindshmërisë gjithashtu si dhe paralelisht rritja e numrit të përfituesve nga viti në vit, duke se disa nga reformat e ndërmarra në dy vitet e fundit kanë kompensuar disi performancën në buxhetin e sigurimeve shoqërore.
Së pari është rritja e pagave në sektorin publik, reformë e zbatuar në 2023-2024, ndjekur dhe nga sektori privat, si rritja e pagës minimale në shkallë vendi, solli dhe shtesë në detyrimet që duhet të paguajnë punonjësit për sigurime.
E dyta lidhet me reformën antiinformalitet, fokusuar kryesisht në nëndeklarimin e pagave, çka solli një rritje të deklarimeve nga ana e bizneseve dhe si rrjedhim dhe të të ardhurave të paguara nga kontributet.
Faktori i tretë lidhet me rritjen e numrit të bizneseve të hapura në Shqipëri përgjatë vitit 2024 si dhe mirëadministrimi nga ana e administratës tatimore, që duket sikur po kompenson disi edhe mungesën e fuqisë punëtore në vend.
Pagesa minimale për kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për individ është rreth 11 mijë lekë në muaj.
Aktualisht, me konsulencën e Bankës Botërore, qeveria shqiptare po përgatit një reformë të re të mbrojtës sociale, me qëllim rritjen e mëtejshme të mbështetjes për këto kategori, si edhe sigurimit të një raporti sa më të drejtë mes nivelit të kontributeve dhe përfitimeve në skemën e pensioneve.
Mendimi juaj

Shqipëria, eksportuese e shërbimeve kompjuterike? - Sejko: Kemi potencial. Solovova e BERZH: Do të shtojmë investimet në infrastrukturë
Shqipëria ka potencial për t'u bërë një eksportuese e shërbimeve kompjuterike u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë prezantimit të......

Muzhaqi: Projekte inovative në edukimin financiar për fuqizimin e të rinjve
Nxënësit e shkollës “Dhaskal Todri” dhe shkollës “Teknike Ekonomike Tiranë”, zhvilluam aktivitetin përmbyllës të projektit “Fibsat”. Falë kësaj nisme rreth......

Toka vullkanike që zëvendëson ujin - Zgjidhja e Jordanisë, që është vendi i dytë në botë për mungesën e ujit
Në rajonin Mafraq të Jordanisë, që ndodhet në veri të kryeqytetit Aman, punëtorët dhe makineritë përpunuan shkëmbinj vullkanikë, duke i shtypur ato në rërë,......

Kush nuk paguan taksat, i bllokohet makina - Tatimet, apel bizneseve: Shlyeni në kohë detyrimet!
Tatimpaguesit që nuk paguajnë në kohë detyrimet e tyre, rrezikojnë bllokim të automjeteve personale apo të biznesit. Administrata Tatimore ka nënshkruar një......

Janar-Prill, 32.8% e mjeteve të reja janë elektrike - DPSHTRR: Flota e mjeteve green u rrit me 56%
Mjetet green vijojnë të rrisin dominimin e tyre në qarkullimin rrugor në Shqipëri. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për......

‘Jo më viza për studentët e huaj në SHBA’ - Administrata Trump ndalon aplikimet dhe intervistat në ambasada!
Administrata e Presidentit Donald Trump ka urdhëruar misionet e saj jashtë vendit të ndalojnë caktimin e takimeve të reja për aplikantët për viza studentore......

Tarifat e Trump largojnë turistët nga SHBA - Amerikanët zgjedhin pushimet vendase!
Pushuesit në vendet e goditura më rëndë nga tarifat tregtare të Donald Trump po e heqin SHBA-në nga lista e tyre për udhëtime jashtë vendit, sipas të dhënave......

“Thesari Bitcoin”? Trump synon rezervën e kriptovalutës me një investim prej 2.3 miliardë euro!
Rreth 50 investitorë institucionalë do të investojnë 1.5 miliardë dollarë (rreth 1.38 miliardë euro) në vendosjen private për aksione të zakonshme në kompani......