Pensionet private, mbi 3 mijë kontribues të rinj në 6 muaj/ AMF: Rekord i ri edhe në astetet neto të fondeve. Megjithatë, rriten anëtarët pasivë
Të jetuarit vetëm me një pension shtetëror po bëhet gjithnjë e më e vështirë për moshën e tretë në Shqipëri, sidomos për ata që jetojnë vetëm. Mbështetja kryesore vijojnë të jenë fëmijët, pasi shqiptarët nuk shohin zgjidhje tjetër për të pasur më tepër të ardhura në pleqëri. Pensioni privat vijon të jetë një zgjidhje, por që nuk përqafohet shumë.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), numri i anëtarëve në fondet e pensioneve private arriti mbi 48 mijë në fund të gjashtëmujorit, duke u rritur me 7.4% në krahasim me vitin e kaluar. Skemës së pensioneve private rezultojnë t'i jenë shtuar 3,315 kontribues të rinj.
Pavarësisht kësaj, numri i anëtarëve pasivë është rritur gjithashtu, pra i atyre që kanë tashmë një llogari në fond, por nuk paguajnë kontribute.
Qytetarët kanë mundësi që t'i investojnë paratë e tyre në tetë fonde të pensioneve private, të cilat administrohen nga katër shoqëri. Paratë që qytetarët derdhin për një pension privat, shoqëritë administruese të fondeve të pensioneve private i investojnë vetëm në tituj qeveritarë, pra në bono thesari dhe obligacione dhe nuk i investojnë në forma të tjera, si për shembull depozita bankare.
Statistikat zyrtare tregojnë se tregu i pensioneve private ka një total asetesh neto prej rreth 13.8 miliardë lekësh, duke shënuar një rritje me gati 8%. Rreth 13.7 miliardë lekë janë investuar në tituj qeveritarë, duke përfshirë këtu edhe fondet private të mbyllura.
Raporti ndërmjet atyre që kontribuojnë në skemën shtetërore të sigurimeve shoqërore dhe atyre në skemën e pensioneve private vijon të jetë i ulët. Pra, sipas një përllogaritjeje, përafërsisht 5.7% e kontribuesve në skemën shtetërore të sigurimeve shoqërore, derdhin gjithashtu para për pension privat.
Për shkak të besueshmërisë së ulët, mungesës së informacionit mbi mënyrën se si funksionon skema private apo perceptimit që nuk mjaftojnë të ardhurat mujore për të kontribuar në një pension privat, numri i anëtarëve në këto fonde vijon të jetë tepër i ulët.

Pasaporta shqiptare, më shumë e kërkojnë/ Janar–qershor, 400 persona kërkesë për të fituar shtetësinë
Numri i shqiptarëve që kanë bërë kërkesë për lënie të shtetësisë ka rënë me gati tre herë përgjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025, krahasuar me të......

Pensionet, një “bombë me sahat”- Franca paguan rreth 400 mld euro/vit, reforma mund të “vrasë” një tjetër kryeministër
Kryeministri i Francës, François Bayrou, që do të përballet me një votëbesim javën e ardhshme, ka fajësuar rreth 19 milionë bashkëmoshatarët e tij mbi 60......

Prodhimi i energjisë nga TEC-et lundrues/ KESH synon blerjen e 15 mijë ton karburant, hap tenderin
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do blejë 15 mijë ton karburant, që do të shërbejë për prodhimin e energjisë nga 2 TEC-et lundrues, që ndodhen në......

Borxhet ndaj bizneseve dhe qytetarëve, 99 milionë euro/ 6-mujori, ulet stoku i detyrimeve për vendime gjyqësore
Borxhet e pushtetit qendror dhe atij vendor ndaj bizneseve dhe qytetarëve janë regjistruar në rritje përgjatë këtij viti. Referuar të dhënave zyrtare të......

Blerjet e energjisë nga KESH/ Vit jo i favorshëm hidrik, fatura totale arrin në 159 mln euro
Situata jo e favorshme hidrike ka detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të zhvillojë disa procedura për blerje energjie në javët e fundit, me......

Për çfarë po marrin hua bizneset? Financimet orientohen drejt pajisjeve. Kompanitë shmangin rrezikun e kursit të këmbimit
Në korrik 2025, bizneset shqiptare morën gjithsej 19.1 miliardë lekë hua të reja, por mënyra se si i përdorën këto para tregon shumë për prioritetet dhe......

Omani ofron viza të arta për të huajt/ Ul pragun e investimeve dhe garanton qëndrime afatgjata për sipërmarrësit
Omani ka nisur zyrtarisht një program për të favorizuar lejet e qëndrimit afatgjatë, me synimin për të tërhequr kapital të huaj dhe profesionistë të......

Ari tregtohet mbi 3,500 USD/ Shkak, dollari më i dobët dhe pritshmëritë për ulje të normave të interesit
Çmimi i arit tejkaloi 3,500 dollarë për ons, duke arritur një nivel rekord, ndërsa dollari më i dobët dhe pritshmëritë për ulje të normave të interesit nga......