Pensionet nga Italia, ja dokumentet që nevojiten - Marrëveshja në zbatim, nisin aplikimet nga Shqipëria dhe Italia
Marrëveshja e re Shqipëri- Itali për sigurimet shoqërore, që hyn në fuqi nga sot garanton për herë të parë të drejtën që kontributet e paguara në të dyja vendet të njihen dhe të shërbejnë për pension pleqërie, invaliditeti, familjar, papunësie apo barrëlindjeje. Përfitimi mund të merret pavarësisht se ku jeton në Shqipëri apo në Itali.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka hartuar dhe publikuar udhëzimin me rregullat e zbatimit të marrëveshjes me Italinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Në këtë udhëzues janë sqaruar si bëhet aplikimi, ku bëhet aplikimi dhe dokumentet e nevojshme për të përfituar. Kjo marrëveshje garanton trajtim të barabartë për të gjithë punëtorët, përfshirë emigrantët të trajtohen në mënyrë të barabartë me shtetasit e vendit pritës, përsa i përket të drejtave nga sigurimet shoqërore.
Sipas udhëzuesit të publikuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, kjo marrëveshje mbulon sipas legjislacionit: Pension pleqërie; pension invaliditeti; pension familjar; përfitime për sëmundje dhe barrëlindje, si dhe përfitime nga papunësia.
Në udhëzues sqarohet se për të përfituar pension pleqërie në Shqipëri, personat e siguruar duhet të kenë një periudhë minimale sigurimi jo më pak se 15 vite në të dyja vendet. Të kenë arritur moshën e përcaktuar me ligj për përfitimin e pensionit të pleqërisë, për burrat deri në vitin 2032 është 65 vjeç. Nga viti 2032 deri në vitin 2056, mosha e daljes në pension rritet me 1 muaj çdo vit, deri sa të arrijë 67 vjeç.
Ndërsa për gratë prej vitit 2015 mosha rritet me 2 muaj çdo vit, deri sa të arrijë 67 vjeç në vitin 2056. Në vitin 2025 mosha e daljes në pension për gratë është 61 vjeç e 10 muaj.
Për të aplikuar për pension në udhëzues theksohet se nëse jeton në Shqipëri, aplikimi bëhet pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore ose online në e-Albania. Nëse jeton në Itali, aplikimi bëhet pranë Istituto Nazionale della Previdenza Sociale në Itali. Sipas udhëzuesit procesi i shqyrtimit të kërkesës për përfitim në Shqipëri, zgjat deri në 2 muaj nga data e mbërritjes së kërkesës përmes shkëmbimit ndërinstitucional. Pensioni llogaritet sipas legjislacionit të të dy shteteve me bashkimin e periudhave.

Luhatje të përgjithshme në tregun valutor – Vijon paqëndrueshmëria për Dollarin dhe Euron!
Dollari amerikan edhe pse e ka nisur ditën pozitivisht duket se ka humbur pikë edhe këtë të mërkurë në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 82.7......

Komisionet që marrin bankat nga bankomatet, Komisioni i Konkurrences i rekomandon BSH që të ndërhyjë
Komisioni i Konkurrencës, në vijim të monitorimit të tregut të shërbimeve bankare në pajisjet ATM, shqyrtoi komisionet e aplikuara nga bankat e nivelit të......

Balluku për deklaratën e Marta Kos: Krenar për ecurinë e procesit të anëtarësimit në familjen europiane!
Zv/kryeministrja Belinda Balluku, shprehet krenare për ecurinë e procesit të anëtarësimit në familjen europiane. Për të vlerësimi i Komisioneres Marta Kos......

Britanikët po lënë Mesdheun për Shqipërinë - Influencuesit në TikTok nxisin trendin për të vizituar Shqipërinë
Një valë e re turistësh nga Mbretëria e Bashkuar po braktis vendet tradicionale të Mesdheut si Malaga dhe Benidormi, për të zbuluar destinacione më të lira......

Vullnetarizmi në Shqipëri, rregulla të reja dhe mbrojtje ligjore - Librezë dhe kontratë për çdo vullnetar, ja çfarë parashikon ligji
Këshilli i Ministrave, ka miratuar projektligjin “Për Vullnetarizmin”, i cili angazhon qytetarët pa pagesë. Por çfarë parashikohet në këtë akt ligj? Në......

Samiti i Shkupit: Shqipëria, më afër se kurrë me BE - Komisionerja për Zgjerimin: Në vjeshtë hapim negociatat për grupkapitullin e fundit
Shqipëria është më afër se kurrë me Bashkimin Evropian, kështu janë shprehur Komisionerja e Bashkimit Evropian dhe Kryeministri Rama gjatë samitit të mbajtur......

Shqiptarët lanë jashtë vendit 470 euro për natë/ Italia, Greqia, Gjermania dhe Turqia ishin destinacionet kryesore
Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT për vitin 2024, shqiptarët mbi 15 vjeç kanë realizuar mbi 4.4 milionë udhëtime për qëllime personale apo biznesi,......

“Jo më pensione të djegura për emigrantët” - Hyn në fuqi marrëveshja me Italinë, bashkohen vitet e punës
Emigrantët shqiptarë që kanë punuar në Itali, por edhe italianët që kanë kontribuar në Shqipëri, tani mund të bashkojnë vitet e sigurimeve shoqërore.......