Pensionet, miratohet marrëveshja Shqipëri-Serbi - “Garantim për periudhat e sigurimeve shoqërore”
Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen për njohjen e sigurimeve shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, për të gjithë ata shtetas që kanë dhënë kontributet në shtetet respektive.
Marrëveshja, ka për qëllim garantimin e të drejtave të sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë dhe serbë, duke siguruar kështu transferimin dhe njohjen e periudhave të sigurimit, përfitimeve të pensioni dhe përfitimeve të tjera të lidhura me sigurimet.
Ky vendim përbën një hap konkret drejt përmirësimit të mbrojtjes sociale të qytetarëve që jetojnë apo kanë jetuar dhe punuar në të dy vendet. Kujtojmë që nga 1 korriku nisin përfitimet e marrëveshjes së pensioneve me Italinë, për të gjithë ata shtetas shqiptarë dhe italianë të cilët kanë punuar dhe kontribuar në të dyja shtetet.
Nga nënshkrimi tek implementimi i marrëveshjes për njohjen e pensioneve italo-shqiptare ka kaluar thuajse një vit e gjysmë. Por, një ndër përpjekjet përsa i përket njohjes së sigurimeve shoqërore është dhe Greqia, si një ndër vendet që ka numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë.
Por cilat janë shtetet që Shqipëria has vështirësi për një marrëveshje konkrete për pensionet?
Disa nga shtetet si SHBA, e cila ka një sistem ndryshe nga Shqipëria për skemën e pensioneve, gjithashtu Franca, Anglia, Spanja e Danimarka, muind të listohen si shtetet në të cilat kanë një shkallë vështirësie më të madhe për të konkretizuar marrëveshjet.

Shqipëria “ngadalëson hapin” drejt barazisë gjinore/ Renditemi në vend të 36-të. Ndikoi negativisht treguesi i përfaqësimit politik
Shqipëria duket se është ngadalësuar në drejtim të barazisë gjinore, duke shënuar rezultate jo shumë të mira sipas Raportit të Barazisë. Raporti Global i......

“Mungon efikasiteti për mbrojtjen nga zjarret” - Auditorët kritikojnë BE-në për metodat e shpërndarjes së fondeve
Mungesa e të dhënave të përditësuara në hartë po e bën luftën kundër zjarreve në Evropë joefikase, tha Gjykata Evropiane e Auditorëve (ECA). Raporti......

Rreziqet e sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë - AKSK përgatit një metodologji të re që i vlerëson sipas sektorëve
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka përgatitur një metodologji të re e cila do të identifikojë rreziqet kibernetike sipas sektorëve dhe......

Shqipëria, në “hartën e kuqe” sizmike? - Probabiliteti për t’u prekur nga tërmetet është rritur
Rajoni i Ballkanit duket më i rrezikuar se kurrë nga tërmetet, sipas gjetjeve të një grupi ekspertësh dhe pedagogësh të specializuar në sektorin e rrezikut......

Indi, avioni me 242 pasagjerë rrëzohet gjatë ngritjes - Mjeti fluturues përplaset me godinat e banuara pranë aeroportit
Një aeroplan i Air India që udhëtonte për në aeroportin Gatwick të Londrës është rrëzuar gjatë ngritjes në aeroportin e Ahmedabad. Sipas të dhënave, avioni......

Revolucioni i “paprecedentë” i IA - Studimi: Teknologjia e re po përhapet me ritme historike
Rritja e inteligjencës artificiale në jetën tonë është zyrtarisht e paprecedentë, sipas të dhënave të fundit. Një raport prej 340 faqesh tregoi ritmin e......

Shqipëria, “atdheu” i dytë i italianëve? Në 4 muajt e parë të vitit hynë rreth 301 mijë shtetas
Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT, pas shqiptarëve të Kosovës që tradicionalisht kryesojnë në numrin e hyrjeve në Shqipëri, italianët janë të dytët......

Maji 2025, i dyti më i nxehtë në histori - Evropa Veriperëndimore përjetoi pranverën më të thatë në dekada
Muaji i kaluar ishte maji i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë, kanë zbuluar shkencëtarët evropianë. Kjo të krijon ndjesinë e një déjà vu?......