Pensionet me Italinë, zbatimi nis në qershor - Përfitues në vitin e parë pritet të jenë 1387 persona
Në muajin qershor do të nisë zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë. Në Romë, zëvendësministrja e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit Olta Manjani, dhe Ministrja e Punës dhe Politikave Sociale Marina Calderone, firmosën marrëveshjen administrative për zbatimin e marrëveshjes kuadër. Firmosja e kësaj marrëveshjeje i hap rrugë zbatimit të saj dhe përfitimeve konkrete për qytetarët shqiptarë, duke filluar nga muaji qershor 2025.
Marrëveshja për pensionet me Shqipërinë, do t'i kushtojë buxhetit të Italisë 12 milionë euro në vitin parë të zbatimit dhe përfitues në vitin e parë, pritet të jenë 1387 persona. Të dhënat tregojnë se në total deri në vitin 2020, 433,789 shtetas shqiptarë, që kanë paguar sigurimet shoqërore në Itali.
Para nënshkrimit të marrëveshjes me Shqipërinë numri i qytetarëve, që do trajtohen me pension parashikohej të ishte 4727 persona me një kosto në buxhet 39.6 milionë euro, ndërsa pas firmosjes së marrëveshjes ky numër u rrit në 6114 në vitin 2025 me një efekt buxhetor 51.6 milionë euro. Pra, parashikimi ishte që skemës t'i shtoheshin 1387 persona, me një rritje buxhetore 12 milionë për këtë vit.
Këtu përfshihen edhe ata persona që trajtohen me ligjin nr. 189 të vitit 2002, i cili ju jep mundësi emigrantëve shqiptarë që të përfitojnë pension, por me kushtin e riatdhesimit, pra kthimin e tyre në Shqipëri.
Marrëveshja për njohjen e periudhave kontributive mes Shqipërisë dhe Italisë, ju jep mundësinë emigrantëve shqiptarë, që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë.
Sondazh

5 herë më pak imigrantë të paligjshëm në Shqipëri - Ndikoi kthimi i Sirianëve. Pjesa më e madhe erdhi nga Azia
Numri i imigrantëve të parregullt të kapur në pikat kufitare të Shqipërisë ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave të......

Subjektet politike “ndezin motorët” e fushatës - Një muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit
Subjektet politike, që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit nisin sot fushatën elektorale. Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë......

Euro kap nivelin më të lartë në 3 vjet - Ari vazhdon të 'mbretërojë' si aseti më i sigurt në bursat globale!
Euro u rrit në nivelin më të lartë në më shumë se tre vjet kundrejt dollarit amerikan gjatë seancës aziatike të së premtes, ndërsa investitorët vazhduan të......

Rënie e fortë për Paundin dhe Dollarin – Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të ndjeshme të vlerës këtë të premte duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë sot me 87.2 lekë dhe është......

Zgjedhjet e 11 majit, Komisioneri Dervishi takon shefin e Misionit të ODIHR-it - "Nuk janë paraqitur ankesa për shkelje"
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, zhvilloi një takim me shefin e Misionit të Zyrës së......

Prezantohet platforma e-Visitor, do të sigurojë të dhëna për “trafikun” e turizmit-Kryeministri Rama: Investimet do vijojnë, fokusi duhet tek cilësia
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilluan një takim në Durrës me fokus strategjinë e turizmit 2030. Në fjalën e......

SEPA: Bankat shqiptare dorëzojnë aplikimet, transfertat ndërkufitare nisin në tetor 2025
Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot më 10 prill 2025, pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për......

Mbrëmjen e sotme nis në SCAN TV “Election Room” - Formati ndryshe që sjell tek qytetarët shifra dhe analiza të detajuara
“Election Room”, starton mbrëmjen e sotme në Televizionin SCAN, si një emision dedikuar fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në këtë......