Pensionet me Italinë në fazën përfundimtare - Trimçev: Shkëmbimi i notave verbale konfirmon datën zyrtare
Marrëveshja për pensionet midis Italisë dhe Shqipërisë tashmë është në fazën përfundimtare. Me hyrjen në fuqi të saj, duke filluar nga data 1 Qershor 2025, varësia mbetet nga afati kohor që qeveria italiane duhet të shkëmbejë ‘notën’ verbale.
Për SCAN TV, Dritan Trimçev, Zv/Presidenti i Shoqatës "Diaspora 91-19", ka thënë se është realizuar dhe shkëmbimi i instrumentave të ratifikimit që është një hap thelbësor në procedurën ndërkombëtare.
Sipas tij, nëse shkëmbimi i notave për hyrjen në fuqi do të realizohet brenda datës 30 prill 2025, atëherë qytetarët do të paraqesin kërkesa për pension më datën 1 Qershor.
N.q.s kjo datë, nuk do të respektohet për shkak të burokracive nga pala italiane, fillimi i aplikimeve do të shtyhet për datën 1 Korrik 2025”
“Marrëveshja për pensionet midis Italisë dhe Shqipërisë tashmë është në fazën përfundimtare, drejt hyrjes në fuqi. Mbas ratifikimit nga të dyja shtetet dhe botimit në Fletoret zyratre, është realizuar dhe shkëmbimi i instrumentave të ratifikimit që është një hap thelbësor në procedurën ndërkombëtare. Shqipëria përfundoi këtë proces në korrik të 2024, pra gati një vit më pare, ndërsa Italia në Prill 2025, përmes Amasadës së saj në Tiranë. Po atë ditë, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, konfirmoi zyrtrisht marrjen e notës italiane për ratifikimin e marrëveshjes. Tani është dhe faza e fundit që është shkëmbimi i notave verbale për konfirmimin e datës së hyrjesjes në fuqi të marrëveshjes. Në mënyrë konkrete Ambasada e Italisë ne Tiranë, duhet të marrë një notë verbale dhe t’ja dorëzojë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Nga ana e saj, pala shqiptare në të njëjtin moment do t’i kthejë përgjigje identike palës italiane. Në këtë moment, përfundimi i procesit, varet nga pala italiane, pasi pala shqiptare i ka të gjitha dokumentet të përgatitura prej një kohe shumë të gjatë. Nëse shkëmbimi i notave për hyrjen në fuqi do të realizohet brenda datës 30 prill 2025, atëherë qytetarët do të paraqesin kërkesa për pension më datën 1 Qershor. N.q.s kjo datë, nuk do të respektohet për shkak të burokracive nga pala italiane, fillimi i aplikimeve do të shtyhet për datën 1 Korrik 2025” – ka thënë Trimçev.
Marrëveshja për pensionet e firmosur me Shqipërinë, do ti kushtojë buxhetit italian 12 milionë euro në vitin parë të zbatimit dhe përfitues pritet të jenë 1387 persona. Njohja e periudhave kontributive mes Shqipërisë dhe Italisë, ju jep mundësinë emigrantëve shqiptarë, që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë. Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, nga zbatimi i së cilës do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.
Sondazh

Papa “bashkon” politikanët - Udhëheqës nga gjithë bota në ceremoninë e varrimit
Sot i është dhënë lamtumira e fundit Papa Françeskut, ku arkivoli u vendos në Sheshin e Shën Pjetrit të shtunën në fillim të Meshës mortore, ku morën pjesë......

Miratohen rregullat proceduriale të votimit dhe numërimit elektronik - Zgjedhjet e 11 majit me fletë votimi më të mëdha dhe kuti reserve
Komisioni Rregullator ka miratuar rregullat procedurale për procesin e votimit dhe numërimit elektronik me anë të pajisjes elektronike të votimit dhe......

“Sistemi bankar shqiptar, i qëndrueshëm” - Guvernatori Sejko takim me Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë pranë BB
Në kuadër të pjesëmarrjes në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Guvernatori Gent Sejko, zhvilloi një takim me z.......

Shtrenjtohen me 44% apartamentet, 20% është blerë nga të huajt - BSH: Kërkesa për prona në rritje. Normat e interesit mund të rriten
Viti 2024 është mbyllur me shtrenjtim të çmimit të apartamenteve si për blerje ashtu edhe për qira. Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë, çmimet......

Rritja e sigurisë së 431 digave - BB: 1.6 mln USD për studimin e fizibilitetit, miratimi në fund të majit
Banka Botërore pritet të investojë në sigurinë e digave në Shqipëri, teksa njoftoi se në fund të majit parashikon të miratojë një fond prej 1.6 mln USD, që......

Mbështetje e plotë financiare për formimin profesional - Cilat janë hapat se si të rinjtë të aplikojnë në e-albania?
Në një kohë kur tregu i punës kërkon gjithnjë e më shumë aftësi teknologjike dhe digjitale, qeveria shqiptare ka intensifikuar përpjekjet për të forcuar......

“Shqipëria prodhon markat më të mëdhaja italiane” - “ALBA DAY” bën bashkë bizneset e diasporës. Katiaj: Bashkëpunimi me Italinë, historik
Nxitja e rrjetëzimit dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve shqiptare të diasporës ishte fokusi i eventit "ALBA DAY", të organizuar nga Rrjeti i Bizneseve......

Greqia, rekord zjarrfikësish këtë vit - Qeveria merr masat për të përballuar fatkeqësitë natyrore
Greqia do të përgatisë një numër rekord zjarrfikësish këtë vit në pritje të "skenarëve të këqij" që vijnë, njoftoi ministria e krizës klimatike, pas një sërë......