Pensionet me Italinë, miratohet projektligji nga Dhoma e Deputetëve - Trimçev: Lajm historik, tashmë hapi i radhës vazhdon në Senat
Projektligji C.1916, për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë, është miratuar nga Dhoma e Deputetëve. Pas 2 muaj ngërçi për këtë proces, ky hap është vlerësuar nga shoqata "Diaspora 91-19". Tashmë hapi i radhës vazhdon në Senat.
“Një ditë historike, falenderojmë deputetin Emanuele Loperfido, raportues i projektit, i cili udhëhoqi debatin me kompetencë. Mirënjohje i është shprehur edhe ministrit të Jashtëm Antonio Tajani dhe kryeministres Giorgia Meloni, të cilët kanë treguar ndjeshmëri ndaj kësaj kauze të është kaq e rëndësishme për mijëra qytetarë. Ekipi i Diaspora 91-19 ANIAP, shpreh falënderim të veçantë për kryeministrin Edi Rama, i cili i ka dhënë forcë dhe besueshmëri projektit, duke përshpejtuar procesin legjislativ” – ka thënë Dritan Trimçev, zëvendëspresident i “Diaspora 91-19".
Nga kjo marrëveshje, përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj dhe rreth 4 mijë italianë që kanë leje qëndrimi në Shqipëri, përpos atyre që kanë biznese.
Bazuar në këtë marrëveshje, shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali apo italianët që jetojnë në Shqipëri, përfitojnë nga Sigurimi i Përgjithshëm i detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjēsve të punësuar, trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar si artizanë, tregtarë, fermerë dhe sigurimin për përfitimin për sëmundjet, ku përfshihen edhe tuberkulozi e barrë lindja, si dhe sigurimin e papunësisë.
Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, personat që janë në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore respektive (shqiptarët në Itali dhe italianët në Shqipëri), duke bërë të mundur marrjen e dy pensioneve, sipas viteve të punës që ka derdhur kontributet.
Sondazh

Shqiptarët “nuk i ndahen” parasë fizike - Të parët në rajon për pagesat në dorë dhe vlerën që qarkullon jashtë bankave
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka vlerën më të lartë të parave që qarkullojnë jashtë bankave, pra të përdorimit......

Ulja e çmimit të energjisë - Zbardhet relacioni, “pesha” e kostove do mbahet nga KESH
Ulja e çmimit për abonentët familjarë që konsumojnë deri në 700 kWh energji elektrike në muaj u argumentua me përmirësimin e situatës financiare të kompanive......

Prezantohet programi i ri për zhvillimin e pronave publike
Edi Rama: Nisur nga eksperiencat e Italisë dhe Spanjës që prej shumë e shumë vitesh kanë ngritur struktura të ngjashme me strukturën e korporatës Shqiptare......

Sa mbulohen dëmet nga kompanitë e sigurimit? - AMF: Numri rekord i aksidenteve rriti pagesat me 25.7%
Kompanitë e sigurimit kanë paguar gjithsej 7.7 miliardë lekë dëme në periudhën janar-nëntor 2024, ku pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket......

Energjia bërthamore, Rusia zgjeron dominimin - Mbi 10 impiante të reja do të ndërtohen jashtë territorit rus
Rusia po ndërton më shumë se 10 impiante bërthamore në shtete të tjera për të rritur ndikimin e saj global. Ndërkohë, qeveritë perëndimore po kërkojnë......

'Transformim epokal i sektorit energjitik që prej 2013’ - Rama: Ulja e parë në 35 vjet e çmimit për konsumatorët familjarë
Kjo është ulja e parë e tarifës së energjisë në 35 vitet e fundit, prej së cilës përfitojnë 1 milion konsumatorë. Ky është mesazhi që ka përcjellë......

Pensionet me Italinë, miratohet projektligji nga Dhoma e Deputetëve
Projektligji C.1916, për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë, është miratuar sot nga Dhoma e Deputetëve. Ky hap është rezultat i......

Çmimi i energjisë, Rama: Ulja e vetme në Europë, nuk është elektorale
Komenteve në rrjtete sociale, Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur nëpërmjet një videoje në këto platforma, ku shpjegon arsyen e uljes së çmimit të......